• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vuçiç, kosovarëve shqiptarë: Mos shihni ëndrra t’ju njohë Serbia

by Aalison Pearse Stevens
03/04/2016 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka porositur se “s’ka asgjë nga njohja e Kosovës”, duke iu referuar qëndrimit të Beogradit. Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve shqiptarë se kur do të vijë për vizitë zyrtare në Prishtinë, ka theksuar se kjo pyetje i parashtrohet vazhdimisht, duke aluduar në atë se kur Serbia do ta njohë Kosovën.

“Kryeministri serb viziton pjesë të ndryshme të Kosovës. Do të shkojë sërish në manastirin e Graçanicës, në Fushë Kosovë, do të flas me njerëzit atje. Jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj edhe me shqiptarët”, ka thënë Vuçiç, raporton mediumi serb B92.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të merr pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi të premten në Prishtinë, Vuçiç tha se “nuk ka asgjë prej kësaj pune, e as që do të ketë edhe për një kohë të gjatë”, transmeton Koha.net.

I pyetur se si do të reagonte sikur pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, postin e kryeministrit ta merrte ndonjë politikan nga opozita cili do ta njihte Kosovën, Vuçiç është përgjigjur se “për këtë vetëm mund të shpresoni”.

“Ndoshta këto ëndrra edhe mund t’ju realizohen. S’kam asgjë kundër, shpresoni, ndoshta edhe mund t’ju ndodh juve kjo, por nuk do të mbështetesha shumë në të”, ka porositur Vuçiç, transmeton Koha.net.

Më tej, kryeministri Vuçiç, njëherësh kryetar i Partisë Progresive serbe (SNS), ka thënë se gjithçka nën 50 për qind të votave nga serbët e Kosovës për Listën e përbashkët të Partisë së tij, do ta konsideronte mossukses.

“Gjithçka që do të ishte nën 50 për qind të votave për Listën të cilën po e udhëheq unë në Kosovë, mendoj se do të ishte mossukses i madh”, ka thënë mes tjerash Vuçiç.

Ai më herët ka vizituar minatorët e Trepçës në Leposaviq, pastaj banorët e Zveçanit, ndërsa gjatë kohës kur po raportojmë është duke inauguruar Qendrën e re të onkologjisë në veri të Mitrovicës.

Mësohet se pas veriut të Mitrovicës, Vuçiç nën masa të rrepta të sigurisë do të vizitojë edhe komunën e Zubin Potokut.

Next Post

Çka dëshirojnë në të vërtetë femrat?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In