Serbët janë të përgatitur për atë që i pret me kapitullin 35. Plotësisht jemi përgatitur që të hapim kapitujt në bisedimet me Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri serb Vuçiç, duke shtuar se nuk frikësohen nga askush dhe se çdo gjë që është në dorën e tyre do të jetë e përfunduar sa më shpejt.
Aleksader Vuçiç, që të hënën do të jetë në Bruksel që të përfaqësojë Serbinë në Konferencën Ndërqeveritare, ka thënë që “Serbinë nesër e pret një ngjarje e rëndësishme dhe e madhe, që në lidhje me të, do të ketë marrëveshje”, transmeton Koha.net. Vuçiq përsëri ka bërë të ditur se është i interesuar ta integrojë vendin e tij në BE, duke e bërë anëtarë, por që ka një kapitull që po i bën problem, kapitulli “zjarr” 35.
Më shumë se dy vjet nga fillimi i bisedimeve për pranim në BE, Serbija do të hapë s’pari dy kapitujt, kapitullin 32 që ka të bëjë me kontrollin financiar dhe kapitullin 35, që ka të bëj me marrëdhëniet Serbi-Kosovë, shkruan Blici serb.
“Kapitulli 35 është shumë i vështirë, ai do të zgjasë deri në fund të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por ne nuk i frikësohemi punës. Nuk ka zgjidhje të lehta, dhe qytetarët tanë duhet të na kuptojnë”, tha Vuçiç.