Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar kritikat se Qeveria ka mashtruar pas dështimit për ta ekstraduar nga Franca, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai po ashtu ka kujtuar se në prag të zgjedhjeve presidenciale ka thënë se do të ndjekë politika e një shteti sovran, të lirë dhe të pavarur, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Nuk kam thënë se do të jem president i një shteti vasal apo kolonie”, ka qenë përgjigja e Vuçiq ndaj gazetarëve. (b.an)