• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç: Jam i gatshëm për kompromise, por jo për të poshtëruar popullin serb!

by Java News
16/05/2018 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se shumë njerëz ndihet të lodhur në Serbi nga premtimet se vendi i tij një ditë do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjatë një interviste për Euronews ai ka thënë se Beogradi nuk është duke provokuar Kosovën.

Vuçiq ka thënë se Serbinë askush nuk e ka garantuar se do të jetë pjesë e BE-së, por para se të ndodhë një gjë e tillë duhet një marrëveshje finale me Kosovën. Presidenti serb ka thënë se ai është i gatshëm të bëjë kompromise për Kosovën, por jo ta poshtërojë popullin serb.

“Para se gjithash, mendoj se askush nuk na ka garantuar që ne të jemi pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2025. Ata kanë thënë: ‘Nëse i kryeni punët…’ Kjo kishte të bënte kryesisht me marrëveshjen me Kosovën. ‘Nëse i zgjidhni të gjitha problemet me Prishtinën’ dhe më pas gjithçka tjetër, përfshirë sundimin e ligjit dhe gjithçka që kërkojmë nga ju, atëherë do të mund të bëheshim anëtar të BE-së më 2025. Dhe jemi në rrugën e BE-së që nga viti 2000″.

“Kanë kaluar 18 vjet dhe për këtë arsye njerëzit ndihen, herë pas here, të lodhur. Por, sidoqoftë, nuk ka zgjidhje më të mirë. Ne do ta kryejmë punën tonë. Do të investojmë përpjekje të mëdha në tentim për të gjetur një zgjidhje për krizën e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur nga Euronews nëse është provokim veprimi i Serbisë kur dërgoi një tren në Kosovë me një flamur të madh serb dhe me flamurin që thoshte “Kosova është Serbi”- Vuçiç ka mohuar të ketë provokime nga ana e Serbisë.

“Nëse na thoni ne se Kosova është shtet i pavarur, a është provokim i madh kundër Serbisë? Madje edhe vendi juaj (Hungaria), vendi prej nga vini, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, a është ky një provokim i madh sot? A t’ju konsideroj juve si provokues të madh? Sepse ke një mendim ndryshe në lidhje me statusin ligjor të Kosovës në krahasim me ne? Ne e respektojmë faktin se mendojnë ndryshe nga ne, kur flasin për statusin ligjor të Kosovës. Dhe ky është dallimi. Dhe ende mendoni se ka qenë provokim se dikush e ka shkruar ‘Kosova ishte Serbi’. E pabesueshme. Unë mendoj se Kosova është Serbi”.

“Në të njëjtën kohë, jam shumë i gatshëm të flas për kompromise dhe të bëj koncesione sa më shumë që të jetë e mundshme. Por jo të poshtëroj popullin dhe të mos i rrezikoj interesat e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

ma.me

Next Post
Xhafaj: Protesta e opozitës ishte e paligjshme dhe e pazakontë, falenderim për Policinë e qytetarët!

Vëllai e audio-përgjimi, deklarata e plotë e Xhafaj: Mashtrim e shantazh i pastër i opozitës dhe i botës së krimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In