• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç i prerë: E kuptojmë pozicionin e SHBA-së, por jo marrëveshje ku shqiptarët fitojnë çdo gjë dhe serbët asgjë

by Java News
22/08/2019 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara janë duke bërë presion për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe që nga vendosja e saj, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“A mundet Amerika të bëjë më shumë presion – jam i bindur që mundet. A do të jetë kështu? Unë mendoj se të gjithë presin shpalljen e zgjedhjeve në Prishtinë dhe përfundimin e tyre”, tha Vuçiç, duke shtuar se gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë u ka konfirmuar se pala serbe është e gatshme për dialog sapo të hiqen tarifat e vendosura nga Prishtina zyrtare.

Presidenti serbe më tutje tha se Serbia e kupton pozicionin e Shteteve të Bashkuara karshi pavarësisë së Kosovës.

“Ajo që ne kërkojmë është të luftojmë për interesat tona, të përfitojmë sa më shumë për njerëzit tanë në Kosovë dhe sa më shumë për Serbinë. Kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se në takimet me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Matthew Palmer nuk kanë qenë të lehta, por ato janë biseda të njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm.

I pyetur të komentojë qëndrimin amerikan se një marrëveshje për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë dhe se çfarë ofron Serbia si rezultat të dialogut, Vuçiç tha se ajo çfarë ka ofruar ai nuk është pranuar nga askush në botë, dhe as nga vetë shqiptarët.

Ndërkaq në pyetjen nëse gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar mbështetje për përcaktimin e kufijve, Vuçiç tha:

“Pozicioni i Amerikës është disi i ndryshëm, dhe unë nuk mund të flas keq për pozicionin e SHBA-së në këtë drejtim. Unë do të tregoj për këto dallime midis Amerikës dhe Evropës: Gjermania kishte një qëndrim të veçantë – nuk ka përcaktim të kufijve, por nuk do të flasim se cili do të jetë rezultati. Amerikanët ishin më shumë mendje të hapur, ata thanë që: Ne nuk na intereson se çfarë është marrëveshja, ne nuk u emocionuam nga ideja e Vuçiçit, sepse ne e njohëm Kosovën brenda kufijve të tillë, dhe edhe sot e thonë hapur, që duhet të arrihet njohja e ndërsjellë”, tha Vuçiç duke shtuar se tani ka nisma të ndryshme, por nuk ka asnjë propozim zyrtar.

Presidenti serb tha se qëndrimi i tij është i qartë se mund të bisedohet vetëm për kompromis, dhe se ai si president i Serbisë nuk do të vë nënshkrimin kurrë në një marrëveshje ku shqiptarët fitojnë çdo gjë dhe serbët asgjë./REL

g.kosovari

Next Post
Përplasen 3 automjete në Lezhë, 4 persona të plagosur rëndë nisen drejt Tiranës

Përplasen 3 automjete në Lezhë, 4 persona të plagosur rëndë nisen drejt Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave

August 3, 2026
VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

August 3, 2026
Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

August 3, 2026
SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

August 3, 2026
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

August 3, 2026
Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com