Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar në Paris Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.
Në këtë takim, Vuçiç e ka njoftuar Merkelin për dialogun Kosovë – Serbi dhe është ankuar rreth taksës së vënë nga Kosova për produktet serbe.
Vuçiç i ka thënë Merkelit se “nuk e kupton kur dikush pa asnjë përgjegjësi shkel marrëveshjet e arritura dhe shkel bashkëpunimin rajonal si dhe kërcënon stabilitetin”, është thënë në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Serbisë.
a.ç