• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vuçiç hajduti” janë sloganet e mijëra protestuesve serbë këto ditë

by Java News
23/12/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra protestues marshuan të shtunën në kryeqytetin serb, Beograd, për të tretën javë radhazi kundër asaj që ata e quajnë “shtypje” nga ana e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç kundrejt opozitës dhe mediave.

Disa thërritën në kor “Vuçiç hajduti” gjatë mitingut më të fundit të atyre që shihen si demonstratat më të fuqishme opozitare që prej pranverës së vitit 2017, kur mijëra të rinj nga Beogradi protestuan për javë të tëra kundër fitores presidenciale të Vuçiqit.

“Njerëzit po heshtin për shkak të frikës, për shkak se shprehja e pakënaqësisë është bërë e rrezikshme. Ju mund të humbisni jetën, siç mund të quhet e humbur edhe imja”, tha gazetari Milan Jovanoviç.

Shtëpia e tij në Beograd është djegur në fillim të këtij muaji, pas një sulmi me koktej molotovi, që sipas avokatit të tij mbrojtës thuhet të ketë lidhje me punën e tij si gazetar në zbulimin e aferave korruptive.

“Por, Serbia është zgjuar nga gjendja letargjike dhe ka vendosur tashmë të mos heshtë më”, tha Jovanoviç përpara nisjes së marshimit të së shtunës.

Sipas organizatorëve, në protestën e së shtunës morën pjesë rreth 35 deri në 40 mijë njerëz. Policia nuk dha një shifër të pjesëmarrjes, por sfidoi numrin prej 20 mijë protestuesish të deklaruar nga organizatorët për protestën e së shtunës së kaluar.

Vuçiq, një nacionalist i linjës së ashpër i kthyer në proeuropian, akuzohet nga opozita dhe shoqëria civile se ka vendosur një regjim autokratik dhe ka marrë kontrollonin e plotë mbi median, duke i përdorur ato tashmë për të bërë fushatë kundër kundërshtarëve politikë.

“Ata mund të marshojnë sa të duan, në mënyrë paqësore dhe pa dhunë”, tha Vuçiq të shtunën. “Por, njerëzit e kuptojnë shumë mirë se, pas çdo demonstrate, unë dhe partia ime bëhemi edhe më të fortë”.

Protestat u thirrën fillimisht nga partitë opozitare, pasi një udhëheqës i një prej tyre u rrah përpara një mitingu politik në Serbinë qendrore gjatë muajit të kaluar. Aleanca për Serbinë, në opozitë, një parti e formuar nga i gjithë spektri politik, akuzoi sulmuesit se janë mbështetës të Partisë serbe Progresiste të Vuçiqit, një pretendim që autoritetet e kanë mohuar. (Tema)

Në raportin e fundit për Serbinë, Parlamenti Evropian inkurajoi “fuqishëm” autoritetet serbe “të përmirësojnë situatën në lidhje me lirinë e shprehjes dhe të shtypit”.

Next Post
Lleshaj mbledh krerët e bashkive: Zgjedhjet e qershorit, me rëndësi të dyfishtë

Ministri Lleshaj përgjigjet: Policia i ndaloi fishekzjarrët për siguri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In