Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç emëroi sot Ana Brnabiç, një femër që shprehet hapur si homoseksuale, në postin e kryeministres, një vendim historik në këtë vend shumë konservator.
“Kam vendosur t’i propozoj parlamentit Ana Brnabiçin në postin e kryeministres”, thotë Vuçiç.
“Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi Presidenti serb për median.
Ana Brnabiç, aktualisht është ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.
Brnabiç do të jetë gruaja e parë që drejton një qeveri në Serbi dhe homoseksualja e parë, që e shpreh hapur, që bëhet kryeministre.
Madje ajo do të jetë kryetrja e parë e shtetit në Ballkan që shpreh hapur homoseksualitetin e saj./b.d