• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuçiç e qesëndis Haradinajn para Erdoganit

by Java News
08/05/2018 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi në Ankara se “shqiptarëve të Kosovës mund tu thonë mjaft vetëm ata që nuk duan t’ua thonë këtë, ata që morën pjesë në krijimin e të ashtuquajturës pavarësi e Kosovës”.

Vuçiq, siç transmeton FoNet, tha se “ata mendojnë se është një e keqe e domosdoshme që ata duhet t’i durojnë ca serbë dhe një farë Serbie. Por, nga një arrogancë e tillë kurrë nuk ka lindur ndonjë rezultat. Unë i lus që të vazhdojnë kështu”, u tha Vuçiq gazetarëve në Ankara.

Vuçiq, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se “Serbia nuk e kupton kush ka fituar e kush ka humbur në luftë”, me ironi ka konstatuar se “është e qartë se ai (Haraadinaj) është ekspert për shtet ligjor dhe rend kushtetues dhe e përgëzoj për këtë”

“Por, ajo që është absolutisht e qartë, është se atyre nuk u shkon mendja të bëjnë asnjë kompromis. Ata mendojnë se kur amerikanët dhe disa të tjerë e kanë bombarduar Serbinë kjo është  fitore e tyre e madhe dhe se nga kjo duhet të marrin gjithçka që nuk u takonte”, tha ai.

Vuçiq shtoi se, kur të keni mbështetjen e fuqisë më të madhe të botës, atëherë mund të flisni çfarë të dëshironi,  “e ata le të jenë arrogantë, kurse puna jonë është të kërkojmë një zgjidhje”.

“Unë nuk jam shumë i fashinuar me njohuritë e tij (e Haradinajt) për ligjin, sistemit kushtetues-ligjor, të drejtës  krahasuese, e aq më pak me njohuritë e tij për të drejtat dhe liritë e njeriut në legjislacionin krahasues”, tha Vuçiç.

I pyetur për kërcënimet që iu drejtuan në Serbi, Vuçiç u përgjigj se me diçka të tillë po përballet çdo ditë, dhe se kërcënimi i fundit i është dërguar nga një adresë interneti në afërsi të Çaçakut, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Detajet/ Ish-deputeti mes militantëve të PD që dhunuan nostalgjikët e Enverit, si nisi sherri

"Shërbyesit e diktaturës që veshën kostume 'Armani' dhe u bënë demokratë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

“Të dalin para drejtësisë urdhëruesit e krimit”, familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të vrasësit të tij

March 25, 2026
Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

Kush është vrasësi me pagesë që ekzekutoi Nikulajn, portugezi Ruben Saraiva dikur njihej si trajner futbolli

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In