• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vuçiç: Duam kufij të qartë me Kosovën, jo provizorë! Tango ka nevojë për dy persona

by Java News
10/08/2018 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka për qëllim që Serbia të bëhet me kufij të qartë e jo të mbetet provizorium siç është tani gjendja, e cila, tha ai, krejtësisht ndryshe përshkruhet, ndërsa krejtësisht ndryshe është në terren, raporton Koha.net, duke cituar median serbe “Novosti”.

Duke shpjeguar qëndrimin e tij mbi “lajmin” e caktimit të kufijve me Kosovën, presidenti serb tha se nuk ka thënë asgjë të re dhe se ai mbron opsionin e demarkacionit qe ka shprehur për vite me radhë.

Vuçiç nder te tjera ka theksuar se Kosova është territori që nuk dihet kush si e trajton, kujt çfarë i takon në të dhe si e tillë gjithmonë burim i konflikteve të mundshme. “Kam folur për një demarkacion me shqiptarët dhe kjo është politika që unë përfaqësoj dhe nëse do të kemi sukses në këtë, nuk varet nga ne. Tango ka nevojë për dy persona. Zgjidhja për Kosovën dhe Metohinë, nëse vjen, duhet të jetë gjithëpërfshirëse, jo e thjeshtuar, siç e imagjinojnë disa”, ka thene Vuçiç. “Duam shtetin kufijtë e të cilit i dimë, shtetin e përcaktuar që e ruajmë dhe e mbrojmë. Kam folur shumë herë për këtë, kjo nuk është ndonjë gjë e re, e që dikush në mendjen e vet e sheh këtë si habi me imagjinatën e vet të prishur, këtë s’e kuptoj”, citon “Novosti” të ketë thënë Vuçiç.

“Se a do ta ketë përkrahjen e popullit kjo politikë, nuk e di por unë përpiqem për kufij me shqiptarët”, ka thënë Vuçiç. Ai ka shtuar se nuk dëshiron të flasë për detajet e bisedimeve rreth kësaj çështjeje.

“Unë nuk jam i papërgjegjshëm dhe nuk do të dal me “deklarata madhështore patriotike”. E njoh punën time dhe e bëj atë në interesin më të mirë të Serbisë dhe pa dyshim do të them atë që mendoj kur vjen puna afër një zgjidhjeje të prekshme”, tha Vuçiç.

a.ç

Next Post
Po lahej në lumë me shokët, mbytet 14-vjeçari në Milot

Po lahej në lumë me shokët, mbytet 14-vjeçari në Milot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

Ekzekutimi i El Mencho-s, Saviano: Karteli i tij gjeneron 50 mld dollarë në vit, shtet brenda shtetit

February 24, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Llogaritë milimetrike të Ramës me Bordin e Paqes

February 24, 2026
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik në SHBA

February 24, 2026
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

BILANCI / Katër vite luftë në Ukrainë, konflikti më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

February 24, 2026
Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

Shqipëri-Poloni, marrëveshje për sigurimet shoqërore-Ibrahimaj: Ofron siguri juridike dhe sociale

February 24, 2026
The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

The Guardian: Trump do ta bazojë sulmin ajror ndaj Iranit nga vlerësimi i Witkoff dhe Kushner

February 24, 2026
Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

Çfarë nënkupton dhuna e karteleve të Meksikës për Kupën e Botës?

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In