• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuçiç: Dialogut me Kosovën i kthehemi pasi të hiqet taksa

by A R
14/02/2020 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se “sapo të hiqet taksa”, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën.

Ai këto komente i bëri pas takimit më të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë-që nuk është kurrë e lehtë për ne- por unë jam i kënaqur që Richard Grenell është aq i vendosur për heqjen e taksës”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Instagram.

Vuçiç ka thënë se sot (14 shkurt) në Mynih do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për linjën hekurudhore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia udhëtuan më 27 janar në Berlin të Gjermanisë, për të diskutuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell rreth vendosjes së linjës hekurudhore midis dy vendeve.

Bisedimet pasuan arritjen e një marrëveshjeje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, për të cilën presidenti i SHBA-së kishte deklaruar se është “një fitore”.

Takimet zhvillohen disa ditë pasi ambasadori Grenell ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë taksën e vendosur më 2018 ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, në mënyrë që të zhbllokohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

/a.r

Next Post
‘Unë jam mirë’/ Pelé hedh poshtë pretendimet e të birit se është në depresion: S’kam frikë, jam i vendosur në atë që bëj

'Unë jam mirë'/ Pelé hedh poshtë pretendimet e të birit se është në depresion: S'kam frikë, jam i vendosur në atë që bëj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In