• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

by Os De
09/10/2025 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e popullit serb, duke vlerësuar se dërgesa e dronëve nga Turqia në Kosovë është “e paligjshme”. 

Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë pranuar kontejnerë me “mijëra dronë” luftarakë kamikazë Skydagger. 

Pas këtij njoftimi të bërë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, Beogradi kritikoi Ankaranë. 

“Detyra ime është të krijojë marrëdhënie të mira me Turqinë, ashtu si është detyra ime që, kur shoh se populli im është i rrezikuar nga një dërgesë e paligjshme armësh, të qëndroj pranë popullit tim dhe të luftoj për interesat e tij”, tha Vuçiç për gazetarët më 9 tetor. 

Duke theksuar se Serbia dëshiron marrëdhënie “sa më të afërta” me Turqinë, Vuçiç tha se “lutem për respektimin e normave elementare të së drejtës ndërkombëtare publike dhe të interesave elementare të Serbisë dhe popullit serb”. 

“Mund të imagjinoni si do të dukej sikur ne të armatosnim dikë në disa territore që janë problematike për Turqinë, siç është juglindja e Turqisë apo disa territore të tjera për të cilat turqit i pretendojnë”, deklaroi ai. 

Sipas Vuçiçit, sjellja e Turqisë ka rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit. 

Ai njoftoi se do të bisedojë me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, për dërgesën e armëve në Kosovë. 

Vuçiç theksoi se për këtë temë kishte diskutuar po ashtu me Erdoganin vitin e kaluar, kur “i kërkova Turqisë të ndalonte armatosjen e Prishtinës”. 

“Unë përmenda Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara [OKB] dhe akte të tjera, dhe kërkova që kjo të mos ndodhë përsëri”, tha ai. 

“A është kjo një forcë që mund ta mposhtë, frikësojë, kërcënojë Serbinë – jo, por qëllimi për të vazhduar me këtë është shqetësues”, u shpreh Vuçiq sa i përket blerjeve të pajisjeve ushtarake nga Kosova. 

Ai vlerësoi se Kosova po ndan shumë para për të zbatuar planin për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. 

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, thotë se kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. 

Vuçiç përmendi disa shtete nga të cilat Kosova ka blerë armë dhe pajisje ushtarake. 

Siç tha ai, prokurimi i sistemeve komplekse luftarake po intensifikohet dhe Turqia po udhëheq në furnizimin e Kosovës me këto sisteme. 

“Ne kërkojmë nga Kombet e Bashkuara të reagojnë, të respektojnë rezolutat e miratuara nga OKB-ja. Nuk duam përshkallëzim, do ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha udhëheqësi serb. 

Vuçiç bën thirrje që serbët të votojnë për Listën Serbe 

Duke folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor në Kosovë, Vuçiç i bëri thirrje komunitetit serb që të votojë për Listën Serbe. 

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. 

“Nuk e fshehim që po u bëjmë thirrje qytetarët të votojnë për Listën Serbe, sepse është një listë e përgjegjshme që përfaqëson interesat e popullit serb, e cila nuk i nënshtrohet Kurtit dhe nuk merr urdhra nga ambasada”, deklaroi ai. 

Vuçiç përmendi ngjarje, që i përshkroi si sulme me motive etnike ndaj komunitetit serb që kur Albin Kurti, që aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, erdhi në pushtet. 

Duke folur për Listën Serbe, Vuçiç tha se kjo parti “ka duruar terror që asnjë parti tjetër nuk e ka duruar në kontinentin evropian në historinë moderne, si nga autoritetet shqiptare, ashtu edhe nga të tjerët që i kanë përndjekur vetëm ata”. 

Lista Serbe kishte iniciuar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022 dhe kishte bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në prill 2023. Për shkak të bojkotit, drejtimin e katër komunave në veri e morën kryetarët shqiptarë. 

Për shkak të zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë, serbët lokalë kishin organizuar protesta më 2023. 

Megjithatë, kryetarët shqiptarë kanë mbetur në detyrë deri në fund të mandateve të tyre, sepse Lista Serbe edhe në prill 2024 bëri thirrje për bojkot të votimit për shkarkimin e tyre. 

Tensionet në veri janë rritur viteve të fundit, pasi në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic. 

Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, mori përgjegjësinë për këtë sulm në Banjskë të Zveçanit. 

Kosova kërkon ekstradimin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në sulmin në veri, që e konsideron terrorist. 

Radoiçiç gjendet po ashtu në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar ndërkombëtar. 

Ndryshe, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, Lista Serbe ka kandidatë për kryetarë komunash në të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug. Kjo parti garon me kandidat për kryetar edhe në komunën e Obiliçit./REL 

Next Post
GJK pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Fitore për Veliajn, Begaj duhet shkarkuar

GJK pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Fitore për Veliajn, Begaj duhet shkarkuar

Comments 1

  1. Anonymous says:
    3 months ago

    Kosoves e kosovarve,ju merre te keqen ti barbare,kriminel e vrases,ti vucic.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

Demokratët kundërshtuan zgjedhjen e tij si Avokat i Popullit, Shabani: Nëse Kushtetuesja shfuqizon emërimin tim…

December 24, 2025
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

December 24, 2025
Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

Sanksionet e SHBA ndaj zyrtarëve europianë, reagon ashpër Macron

December 24, 2025
Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

December 24, 2025
“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

“Mbi 1 mijë e 400 vende parkimi”, Rama inspekton punimet në QSUT

December 24, 2025
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

December 24, 2025
Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

Kisha Katolike uron besimtarët për Krishtlindje: Mesazh i Ipeshkvijve të Shqipërisë: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

December 24, 2025
Kapshticë dhe Kakavijë, dyndje lëvizjesh në dy pikat kufitare me Greqinë

Emigrantët kthehen për të festuar në atdhe, 3 mijë mjete kanë hyrë dhe dalë në 24 orët e fundit

December 24, 2025
Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Berisha e ka kthyer partinë në sekt”, Meçe: Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja

December 24, 2025
“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com