• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë poeti i njohur nga Saranda

by A R
11/01/2024 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë sot nga jeta në moshën 69 vjeçare studjuesi i njohur dhe poeti nga Saranda Bardhyl Maliqi.

Bardhyl Maliqi u lind më 19 korrik 1955 në Konispol dhe punoi ndër vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë, psikolog shkollor, aktualisht drejtues i Njësisë Psiko-sociale dhe pedagog i Filialit Universitar të Sarandës prej disa vjetësh.

Përmes një postimi në Facebook Thoma Nika ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Maliqit.

Postimi i plotë:

PA PROF. BARDHIN, SARANDA DO TË NA JETË E VARFËRUAR NË VLERA

Sot është dita e parë pa Prof. Bardhyl Maliqin. Pasi u shpëtoi kthetrave të vdekjes rreth një dekadë më parë, vullnetplotë ia doli të rehabilitohet dhe të jetë aktiv me kohë të plotë. Por ja ku vdekja i ngriti pritën e dytë dhe dita e sotme zbardhi me lajmin e humbjes së tij përgjithmonë.
Një ikje sa e hershme aq edhe e beftë. Për mua, edhe aq e pabesueshme, që kafja me të e me miq të përbashkët, si shkrimtari i të dy anëve të kufirit, Dino Kubatis dhe zonja e tij Lili, do të kishte qenë e fundit, atje në kolltuqet e Hotel “Lindi”. E pash të ndjehej mirë e i vlerësuar, pasi u ulëm së bashku, me shkas që pak minuta më parë atë fund dhjetori, poetit, studjuesit, kritikut të letërsisë Bardhyl Maliqi i ishte dorëzuar Medalja “Aleksandri i Madh”. Akorduar nga “Kafeneja e Ideve”, një klub krijuesish e artistësh, që Kubatis e ka kthyer në Tempull Vlerash atje në Salamina të Greqisë. E urova Kubatin për kujdesjen sqimatare në selektimin e vlerave në fushë të krijimit. Urova edhe Prof. Bardhin për sebepin e ri. Urimet i shoqërova edhe me “qortimin”, se kjo nuk ishte një gjë që nuk bën lajm, për t’u mbajtur larg syrit të medias. U thash se mediatizimi i eventit ishte një nevojë për komunitetin e krijuesve e më gjerë, me interes për publikun lokal e në rrafsh kombëtar.
E dija se “pakujdesia”, për t’i kaluar shpesh titujt e vlerësimet e akorduara pa zhurmë e bujë, ishte një gjë karakteriale e Bardhit. Modestisht e butësisht do ta kalonte edhe “qortimin” për të njëjtën sjellje në eventin e “Aleksandrit të Madh”. Ky ishte Bardhyl Maliqi. Sa punëtor në fushën e krijimit, aq edhe “i pakujdesshëm” në atë të promovimit të vlerave të tij.
E kënaqte krijimi si proces dhe sidomos kur ato që linte pas pena a kompjuteri i tij, ktheheshin në botime librash të plota, apo ciklesh, essesh e analizash, që dallonin për gjetje origjinale, për argumenta dhe kompetencë profesionale.
Projekti më i fundit i Prof. Bardhit, që me siguri ikja e beftë nuk e la ta shihte të realizuar, ishte ai që kishte në bashkëpunim me shtëpinë botuese 2M. Pata kënaqësinë të bëhesha faktor ndikues, që libri i tij “Kambanat e Zgjimit”, të shikojë dritën e botimit falë suportit të Bashkisë së Sarandës. Bardhi u kujdes që në këtë libër, në më shumë se 400 faqe, të promovohen vlerat e autorëve saranditë kudo që ata jetojnë, brenda Shqipërisë apo në Greqi dhe vende të tjera evropiane. Pjesë e këtij formati promovues janë edhe autorë të tjerë, miq të sarandiotëve, me libra të prezantuar në Sarandë. Mbase ky do të mbetet i vetmi libër i Bardhyl Maliqit, i suportuar jo nga financat personale, pasi ai nuk shpenzonte energji për të kërkuar, por për të krijuar.
Duke menduar sot të gjitha ato që ia doli të japë Bardhyl Maliqi, nuk ka dyshim se Saranda, pa Bardhyl Maliqin, do të na duket e varfëruar në vlera.
Përveçse humbje për familjen, e tillë është ikja e tij edhe për këdo që e kishte mik të çmuar. Auditoreve tona do t’u mungojë studjuesi pedagogu skrupuloz, poeti i frymëzuar dhe frymëzues.

/a.r

Next Post
Bien çmimet e shtëpive në BE, tregu imobiliar në Shqipëri njeh veç rritje

Bien çmimet e shtëpive në BE, tregu imobiliar në Shqipëri njeh veç rritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In