• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vuani nga tensioni? Kujdes, kontrolloni veshkat tuaja, ja shkaku që nuk e dinit

by A M
12/01/2025 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica e individëve për rritjen e tensionit të lartë janë lënë “fajin” problemeve të zemrës, por nuk është vetëm kjo. Veshka është përgjegjësja kryesore për këto luhatje shëndetësore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në presionin arterial. Disa substanca që prodhohen në veshka, janë përgjegjëse e ngushtimit të enëve të gjakut, duke komanduar presionin e gjakut. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë nga Freskida Miloti, Prof. Asc. Marsida Duli, mjeke nefrologe nga Premium Clinic, tregoi rolin që ka veshka në procesin e normalizimit të tensionit.

“Është vetëm veshka e cila është përgjegjëse për rregullimin e tensionit, presionit arterial, jo zemra. Është pikërisht veshka në saj të reninës, që është një substancë shumë e rëndësishme që prodhohet në veshkë, e cila më pas transformohet në angiotensinë një dhe dy, që janë përgjegjëse për vazokonstriksionin apo e thënë ndryshe ngushtimin e enëve të gjakut dhe rritjen e presionit arterial. Është vetëm veshka e cila është komandantja dhe komandon presionin tonë arterial. Nëse unë kam një tension të lartë, pra një presion gjaku të lartë, presioni që shkon në enët e gjakut të glomerulit të veshkës sime është i lartë dhe pikërisht në këto momente veshka ime do të eskretojë, do të nxjerri jashtë sasin tepërt. Glomeruli është njësia bazë funksionale e veshkës. Nëse unë kam tensione të ulëta atëherë këtë informacion glomeruli im merr dhe tendenca është të rrisim tensionin.” – tha mjekja nefrologe.

Në shumicën e rasteve të diagnostikimit, tensioni i lartë nuk ka një shkaktar primar. Kjo zë në masë të konsiderueshme, deri në 85% të rasteve të përgjithshme që vuajnë nga ky problem shëndetësor. E megjithatë, mjekët apelojnë për kujdes të shtuar në stilin e jetës, ndalimin e konsumimit të duhanit, alkoolit dhe drograve të ndryshme.

“85% të rasteve janë hipertension esencial, primar, ose e thënë ndryshe pa gjetur një shkak. Kujdes duhet të kemi për vlera të larta të tensionit në mosha të reja. Duhet të përjashtojmë të gjithë shkaktarët sekondar, duke filluar nga veshka, që veshka edhe shkakton hipertension, por nga ana tjetër vuan hipertensionin, duhet të përjashtojmë shkaqet e zemrës kardiovaskulare, duhet të përjashtojmë shkaqet e mbiveshkores, pra hormonale, tumoret e mbiveshkores, duhet të përjashtojmë shkaqet e tiroides. Duke përjashtuar drogat, amfetaminën, kokainën kryesisht për rritjen e shifrave të tensionit, duhet të përjashtojmë kontraceptivët… Dhe ibuprofeni që përdoret në masë. Voltareni, ibuprofeni, naproxeni.” – shpjegoi mjekja Marsida Duli.

Një pjesë e pacientëve që vuajnë nga tensioni shpesh shprehen se janë mësuar me një tension të lartë e të qëndrueshëm si të tillë. Por kjo përshtatje është mjaft e dëmshme, pasi normaliteti i tillë fsheh një sërë dëmesh shëndetësore që vijojnë. Pjesë e këtyre dëmeve është nefropatia hipertensive në veshka, apo dëmtime në enët e gjakut, trurit, ataket kardiake, dëmtimet në sy e shumë organe të tjera.

“Ndodh shpesh herë që masin tensionin dhe thotë 14-15, jam mësuar unë me këtë tension, nuk ndjej gjë. Jo, shifrat e larta të tensionit, kur ai rritet në mënyrë graduale, organizmi ynë adaptohet me këto shifra dhe nuk shfaq simptoma, por dëmi vazhdon. Dëmi i parë është në veshka, kur fillon dhe shfaqet nefropatia hipertensive apo nefroangioskleroza që e quajmë dëmtimin kronik të veshkës, dëmtimet janë në enët e gjakut të gjithë trupit, duke përfshirë trurin, problemet e aksidenteve cerubrovaskulare, fillon demenca, harresat, pra, fillojnë problemet kardiovaskulare, infarktet, ataket, aneurizmat, zgjerimet e enëve të gjakut që dhe mund të çahen, mund të rupturohen, dëmtimet në sy, probleme me retinopatinë hipertensive, e shumë e shumë organe të tjera.” – tha ndër të tjera nefrologia Marsida Duli.

Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:15, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rendësishme për shëndetin. Ritransmetimi i emisionit është çdo të diel po në orën 18:15. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionist që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë.

Next Post
Goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In