• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vuan dënimin për masakrën e Lushnjës, Gjykata e Fierit lë në burg Orges Bilbilin për një tjetër ngjarje kriminale

by Java News
23/07/2023 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Orges Bilbilin, si autor i një ngjarjeje të regjistruar në vitin 2019.

Bilbili aktualisht është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës në vitin 2017.

Sipas burimeve për TV Klan, Prokuroria e Fierit thotë se ka arritur të dokumentoj që Bilbili, në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe shtetasin Ardian Ahmetaj ekzekutuan me armë zjarri në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës, shtetasin Besnik Hida.

Ky i fundit u qëllua në ambientet e një lokali, teksa autorët mbanin maska dhe armë zjarri.

Gjithashtu mësohet se Bilbili, i cili është i vetmi i arrestuar në Shqipëri, ka mohuar akuzat para Gjykatës dhe në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë, avokati i tij Detar Hysi, tha se nuk ka prova që mbështesin akuzën e ngritur, duke pretenduar se hetuesit kanë përdorur metoda ekstra ligjore.

Megjithatë, Prokuroria thotë se bashkë me Haxhiun dhe shtetasin Ardian Ahmetaj, të dy të arrestuar në Greqi, Bilbili ekzekutoi Hidën si pasojë e një sërë ngjarjesh që lidhen me konfliktet e vjetra të Bandës së Lushnjës.

Besmir Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra në 11 Tetor të vitit 2017 në Lushnjë, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Ngjarje për të cilën Bilbili është dënuar me burg për jetë dhe Haxhiu është në gjykim në mungesë.

Arrestimi i Orges Bilbilit u bë në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, ku efektivi i “Shqiponjave”, i ka kërkuar lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Bilbili e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Efektivi e ka ndjekur dhe gjatë kësaj kohe Bilbili i ka drejtuar pistoletën, duke e kërcënuar për ta vrarë. Ai nuk është bindur kërkesave për t’u dorëzuar, duke vrapuar sërish më armë në dorë e në këtë moment është qëlluar duke mbetur i plagosur dhe më pas është arrestuar.

Por si ndodhi masakra e Lushnjës?

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha mbetën të vrarë në 11 tetor të vitit 2017, ndërsa dy persona të tjerë, Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit ku ndodheshin atë çast dy viktimat, si dhe një kalimtar i rastit, 66-vjeçari Bujar Turku, që po kalonte në atë moment me biçikletë, kanë mbetur të plagosur lehtë.

Dy të rinjtë u ekzekutuan me breshëri automatiku në hyrje të lokalit. Autori zbriti nga një automjet dhe në duar mbante një armë automatike, ndërsa në kokë kishte një maskë të zezë. Ai eci gati 20 metra, duke iu afruar dy të rinjve që qëndronin në kafene dhe menjëherë ka hapur zjarr me automatik. Ai ka lëshuar dy breshëri kallashnikovi, ndërkohë që ka lënë të vdekur në vend Jurgen Hoxhën dhe shokun e tij, Zamir Latifi.

Më pas, ai është larguar shumë shpejt në drejtim të daljes së Lushnjës, drejt zonës së ish-Fabrikës së Plastmasit. Zamir Latifit i ishte bërë atentat edhe një herë tjetër, një vit para ekzekutimit.

Ai ishte shok me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, ndërkohë që Xhulio Shkurti mori një plumb në këmbë, ndërsa u plagos edhe Sajmo Xhelili. Xhelili dhe Shkurti kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Dy vjet pas ngjarjes së rëndë, që u quajt edhe si “masakra e Lushnjës”, ndodhën edhe dy ekzekutime të tjera.

Enver Boriçi ishte viktima e radhës e atentateve mafioze, i cili u vra në dhjetor të 2019, ndërkohë që u ekzekutua edhe Besnik Hida po në të njëtin vit. Ky i fundit daja i 23-vjeçarit Zamir Latifi. Nga Policia u dyshua se vrasja e tij mund të kishte lidhje me vrasjen e Latifit, për të cilin daja i tij kërkonte të bënte drejtësi dhe të zbardhej ngjarja.

Si i shpëtoi atentatit nipi i Aldo Bares

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se masakra e datës 11 tetor 2017 ka pasur si objektiv Xhulio Shkurtin, nipi i Aldo Bares. Vrasja e mbetur në tentativë disa vite më parë ndaj Xhulio Shkurtit, konkludohet se është kryer për hakmarrje, referuar këtu dhe historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut.

Kjo hakmarrje e ka zanafillën herët, pasi banda e Aldo Bares alias Alfred Shkurti i ka djegur shtëpinë xhaxhait të Laert Haxhiut, Shkëlqim Haxhiu.

Më pas në janar të vitit 2005, është vrarë djali i xhaxhait të Laertit, Klodian Haxhiu. Në vitin 2016 Laert Haxhiu tentoi të vriste Xhulio Shkurtin, vrasje të cilën nuk arriti ta finalizojë dhe tentoi përsëri në mënyrë të organizuar të finalizojë në vitin 2017, por përsëri pa sukses.

Pikërisht, mosfinalizimi i vrasjes së Xhulio Shkurtit, ishte shtysa që Laert Haxhiu të tentonte përsëri për të eliminuar Shkurtin, por këtë radhë në mënyrë më të organizuar.

Për të realizuar këtë qëllim, Haxhiu pas shtatorit të vitit 2016 në një kohë të papërcaktuar saktë, ka krijuar një grup kriminal në përbërjen e të cilit ka future lidhjet e tij të ngushta shoqërore, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin si dhe persona të tjerë./m.j

Next Post
Ekipi “zbarkon” në SPAK/ Hetues francezë në Shqipëri, grupi kriminal sillte sende të vjedhuara në vendin tonë

Ekipi "zbarkon" në SPAK/ Hetues francezë në Shqipëri, grupi kriminal sillte sende të vjedhuara në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

February 11, 2026
Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

February 11, 2026
Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

February 11, 2026
“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

February 11, 2026
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat dua dënim përjetë

“Nesër mbaron kjo punë”, mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës

February 11, 2026
“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

February 11, 2026
Sot dua të flas italisht…

Liria kishte emër? Po Haga e drejtësisë…?

February 11, 2026
Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

Parlamenti Evropian miraton listën e vendeve të sigurta dhe forcon rregullat për azilin

February 11, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Si u bë Tirana kryeqytet dhe përse Kongresi i Lushnjes nuk mori vendim

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In