• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vritet në dasëm vëllai i të akuzuarit për zhdukjen e Bleona Matës

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nikoleta Kovaçi

Miraimi dhe Ismaili janë takuar në Tiranë. Nuk dihet se në çfarë rrethanash, por ata kanë qenë në hasmëri të njohur për të gjithë zonën në të cilën u lindën dhe u rritën. Rreth 11 vite më parë, dy prindërit e tyre ishin përleshur për një copë rrugë. Probleme fshati që nuk janë zgjidhur asnjëherë. I ati i Miraimit i merr jetën të atit të Ismailit. Si në çdo ngjarje që ndodh në zona të thella, interesimi i kompetentëve në vijimësi është i papërfillshëm. Miraimi, dyshohet se i ka thënë në Tiranë, kur janë takuar me Ismailin se babai i tij mirë ia kishte bërë të atit të tij. Ismaili, iu ka betuar se do ta paguante shtrenjtë, por fakti se ishte pesë vite më i ri në moshë, Miraimi nuk ua ka vënë veshin fjalëve të tij.

Të shtunën në mbrëmje, Miraimi ka qenë në një dasmë që po bëhej në fshatin e tyre, pra në Orgjost. Ai ka qenë duke parë në fakt, në orën e valles, ndërsa Ismaili ka marrë thikën dhe e ka ndjekur Miraimin duke i dhënë dy goditje. Njëra e ka marrë në këmbë dhe tjetra në ije. Miraimi nuk ka mundur të mbijetojë dot edhe pse ka mbërritur gjallë në spital, por rruga e largët ka bërë që mos t`i jepet ndihma e parë në kohën e duhur.

Për pasojë edhe policia ka vonuar të shkojë në fshatin e largët dhe njëherësh fshatin e njohur prej një seri ngjarjesh të çuditshme, që tashmë iu shtua edhe ky krim i rëndë me pasojë humbjen e jetës së Miarimit, 29 vjeç, vëllai i Begzim Isës, të riut që u vu nën akuzën e rëndë të tentativës së trafikimit të të miturve, aq sa u dyshua edhe si personi që ndihmoi në zhdukjen pa gjurmë sot e asaj dite të Bleona Matës, vajzës që prej 6 vitesh vijon të jetë mister. Ismaili është vetëdorëzuar, duke mos mohuar asgjë nga gjithçka ka ndodhur mes tij dhe viktimës së tij. Rrëfimi “Po, unë jam autori i vrasjes. Mos kërkoni askund tjetër dhe asnjë person tjetër. Isha vetëm dhe gjithçka e kam bërë vetëm. E vrava se më kërcënoi. Më kanë vrarë babanë!”.

Kështu ka nisur rrëfimin e tij në policinë e Kukësit 24-vjeçari Ismail Alidini, nga fshati Orgjost i Zapodit. Ia është vënë në pranga dhe nën akuzën e rëndë të vrasjes me dashje ndërsa ka rrëfyer edhe sherrin që ka patur në Tiranë disa ditë më parë me Miraim Isën, bashkëfshatarin e tij, i ati i të cilit për çështje banale, i kishte vrarë të atin disa vite më parë. Ismaili mësohet t`i ketë thënë policisë se ka qenë në Tiranë kur ka takuar Miraimin dhe se ka qenë vetë Ismaili që ka hapur sherrin i pari me të. Më pas gjatë debatit të ashpër mes të rinjve, që nuk dihet se në çfarë vendi kanë qenë, Ismaili i ka kujtuar Miarimit se ata i kishin vrarë të atin.

Por Miraimi, sipas rrëfimit të Ismailit në polici, i ka thënë se ia kishte bërë mjaft mirë dhe duhej të rrinte edhe ai urtë se ndryshe do të vritej edhe ky. Ismaili, i ka thënë policisë, se nuk i thashë asgjë tjetër, vetëm se: “Do ta shohim se kush do të vritet”. Kaq ka qenë dhe Ismaili mësohet se ka monitoruar prej ditësh të gjitha lëvizjet e djalit të hasmit të tij. Deri mbrëmjen e të shtunës nuk ka mundur të zërë dhe vetëm aty e ka parë që ai ka mbërritur në shtëpinë e disa fqinjëve të tyre të përbashkët, ku kishte dasmë. Atëherë Ismaili e ka ruajtur derisa ka Miarimi është nisur për në shtëpinë e tij. Duke shfrytëzuar errësirën dhe faktin se Miraimi nuk e ka pritur një mësymje të tillë, autori e ka goditur dy herë nga afër me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Hetimet

Policia nuk e ka patur të vështirë të shkojë te shkaku i atij akti të rëndë ku një i ri humb jetën për shkak të një hasmërie të disa viteve më parë. Pasi është vënë në pranga autori i krimit janë marrë me dhjetëra dëshmi dhe më pas është arritur të krijohet edhe një tablo e gjithë ngjarjeve mes dy familjeve. Sipas të dhënave bëhet me dije se në fakt edhe historia e vrasjes së 11 viteve më parë ka shkak një konflikt banal mes dy burrave të cilët kanë patur si sherr pikërisht grindjet e vazhdueshme për një rrugë në të cilën ishin të detyruar të kalonin të dyja palët. Edhe vrasja e të atit të autorit të vrasjes është bërë me thikë dhe ndaj policia pretendon se edhe Ismaili ka zgjedhur pikërisht thikën si armë për tu hakmarrë për aktin makabër ndaj të atit të tij.

ma.me

Next Post

Lindsay Lohan, i dashuri përpiqet ta vrasë? Policia thyen derën e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In