• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vrima greke përpiu 87 miliard euro gjermane

by
11/06/2015 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri grek i Financave Janis Varoufakis thotë se nuk beson, që taksapaguesit gjermanë do t’i shikojnë ndonjëherë prapë ndihmat e tyre për Greqinë. “Gjermanët kanë dhënë shumë para,” tha Varoufakis për gazetën Tagesspiegel. “Por ato kanë humbur. Janë zhdukur në një vrimë të zezë.” Pyetja që mbetet është se sa janë zhdukur në vrimën e zezë – dhe sa do t’u kushtojnë ato tatimpaguesve gjermanë.

Bankat gjermane sidoqoftë e kanë ndërprerë pothuajse tërësisht angazhimin e tyre për Greqinë. Gjithsesi ato deri në shtator 2014 kanë hedhur në Greqi rreth 23,5 miliardë euro. Nga kjo shumë, vetëm rreth 4.6 miliardë u takon bankave dhe 3.6 miliardë bizneseve dhe individëve. Pjesa më e madhe – 15,2 miliardë – janë prej buxheteve publike, të cilat mbahen pothuajse ekskluzivisht nga banka shtetërore për zhvillimin KfW. Këto ishin kredi nga KfW-ja në paketën e parë të ndihmës për Greqinë, për të cilën qeveria federale ka hyrë si dorëzanë për të gjithë shumën.

Bankat gjermane thuajse të paprekura

Banka gjermane Deutsche Bank ka derdhur kohët e fundit në Greqi pothuajse 300 milionë euro, Commerzbank gati 400 milionë. Sipas një studimi të analistëve të JP Morgan, institucionet financiare gjermane janë krahas bankave franceze, kreditorët më të mëdhej.

Megjithatë ekspertët thonë se edhe nëse Greqia del nga eurozona (“Grexit”) pasojat për bankat do të jenë të kufizuara për shkak se kemi të bëjmë me shuma të vogla, shkruan analisti Kian Abouhossein. “Rreziku kryesor është edhe më tej mundësia e infektimit për vendet periferike.” Kjo vlen veçanërisht për Italinë.

Për shtetin gjerman ekziston rreziku që paratë e dhëna si ndihmë nuk do të kthehen. Instituti Ifo në Mynih e vlerëson rrezikun maksimal të humbjes për Gjermaninë në 87 miliardë euro (gjendja në fund të muajit mars) – në rast të një falimentimi të Greqisë dhe një daljes së saj nga eurozona. Kjo shumë përfshin, ndër të tjera, edhe 15,2 miliardë euro kreditë e lartpërmendura të KfW-së.

“Paratë janë e janë të humbura”

“Këto para, që janë në zjarr, ne nuk do t’i shohim dot për një periudhë afatshkurtër, dhe në rast se po vetëm në një periudhë afatgjatë,” tha Thomas Straubhaar, profesor për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Hamburgut, që në janar në radion Deutschlandfunk. Greqia nuk do të jetë në gjendje ta paguajë borxhin e saj në asnjë mënyrë, pavarësisht nëse vendi tani qëndron apo del nga eurozona. “Shpenzimet për Gjermaninë janë po aq gjigante.”

Megjithatë nëse i vemë të gjitha këto shuma në raport me gjithë prodhimin ekonomik të vendit, Gjermania pavarësisht shifrave të larta në vështrim absolut, nuk bën pjesë ndër humbësit më të mëdhenj. Agjencia Bloomberg ka marrë mundimin të vërë në raport borxhin grek kundrejt vendeve të eurozonës me prodhimin e tyre përkatës ekonomik. Sipas kësaj llogaritjeje Sllovenia, Malta, Spanja, Italia dhe Estonia kanë humbur rreth 2.8 për qind të PBB-së tyre, Franca dhe Gjermani renditen në këtë listë hit në vendin e shtatë dhe të tetë. Në rast se nuk do të kthehet borxhi Gjermania do të ndikohet me një maksimum prej 2.37 për qind të PBB-së, shkruajnë analistët e Bloomberg.

DW

Next Post

Katër gra në Tiranë që mundën burrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In