Një 23-vjeçar, i cili ndodhej në paraburgim për vjedhje, i ka dhënë fund jetës. Rreth orës 02:30 të natës, Napulon Luca, i cili ndodhej në burgun 302 në kryeqytet ka varë veten. I riu mësohet se ka ndërruar jetë në spital. 23 -jeçari u arrestua më 14 Shkurt, sëbashku me 3 vëllezërit e tij.
Luca, i dënuar më parë për shkatërrim prone e kanosje, u vu në pranga pasi u kap duke vjedhur në një banesë në rrugën “Princ Vidi”, në Tiranë. Para efektivëve të policisë, ai kishte pranuar gjithashtu se ishte autor i të paktën 3 vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 1, 6 dhe 7 të muajit Janar.