• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vrau veten”, akt-ekspertiza zbardh ngjarjen e Bularatit ku humbi jetën Kostandin Kacifas

by Java News
15/02/2020 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kostandin Kacifas, njeriu që në 28 tetor 2018 ditën e dëshmorëve të Greqisë, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës, rezulton të mos jetë vrarë nga forcat e RENEA-s, por të ketë kryer vetëvrasje.

Një konstatim i tillë është kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, ku dosja prej muajit janar 2020 është transferuar pikërisht në këtë prokurori.

Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër ka në pjesën e gjoksit.

Nga të gjitha konkluzionet e ekspertizave të administruara në këtë dosje, prokurorët thonë se Kostandinos Kacifas, ka kryer vetëvrasje. Kjo pasi ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qënë me puthitje, duke argumentuar se ka qënë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.

Kacifas, është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat. I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirjeve të vazhdueshme me autoporlant nga negociatorët e RENEA-s, Kacifas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje. Prokurorët argumentojnë se ai ka marë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.

Sipas hetuesve, plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur arma automatike dhe disa gëzhoja të qitura pikërisht nga kjo armë.

Pritet që në muajt në vazhdim prokuroria e Gjirokastrës të marë një vendim përfundimtar për këtë çështje, duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se vetë personi Kostandinos Kacifas, i rrethuar nga policia ka qëlluar veten me automatik, duke kryer vetëvrasje.

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës që banohet nga minoritarë grekë, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtomore e festës kombëtare të Greqisë, JO-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi një incident i rëndë. Një minoritar, i quajtur Kostandin Kacifa, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen. Ngjarja acaroi marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet. Familjarët e Kacifas gjatë ceremonisë mortore dhe dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetii ai nuk është qëlluar nga forcat special të policisë shqiptare por ka vrarë veten në ditën e festës kombëtare të Greqisë. /shqiptarja.co//

Next Post
Rama e Kurti, një dhe bashkë janë më shumë se dy veç e veç, por pa llogaritur Vuçiçin

Rama e Kurti, një dhe bashkë janë më shumë se dy veç e veç, por pa llogaritur Vuçiçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com