Vrau vajzën shtatzënë me kallashnikov, Doksan Dushku kërkon ulje të dënimit në Gjykatën e Lartë

80-vjeçari Doksan Dushku, i dënuar me 16 vite burg në vitin 2015 për vrasjen me kallashnikov të vajzës së tij shtatzënë, Fatmir Dushku 21 vjeç, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar ulje të dënimit.

Në rekursin që mban datën 31 korrik, Doksan Dushku kërkon që përfundimisht të dënohet me 14 vite në total, duke përfituar ulje prej 2 vitesh.

Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës në vitin 2014.

Doksan Dushku e pranoi në atë kohë vrasjen e vajzës së tij shtatzënë. Shkak i vrasjes ishte një histori dashurie e vajzës dhe fakti që kishte mbetur shtatzënë në muajin e 5-të.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.