• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau të dashurin e motrës për çështje nderi, kërkohen 13 vite burg për Esat Canin

by A R
13/02/2020 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 19 vite burg për burrë e grua dhe vëllanë e kësaj të fundit të akuzuar për vrasjen e Arben Gjecit rreth një vit më parë në Zall-Bastar. Organi i akuzës ka kërkuar 13 vite burg për Esat Canin, i cili qëlloi për vdekje Gjecin, pasi e kapi mat në kasolle me motrën e tij. Ndaj tij rëndon akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen e Arben Gjecit.

Gjithashtu organi i akuzës kërkoi nga 3 vite burg për burrë e grua, Elida Canin dhe Dëfrim Kurtin, ndaj të cilëve rëndon akuza e “Veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Tre të pandehurit do të përfitojnë uljen me 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, viktima Arben Gjeçi ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me Elida Canin, motrën e autorit të krimit, Esat Cani. Kjo marrëdhënie jashtë martesore është pikasur nga Esat Cani, i cili ka filluar të ndjekë me përpikëri lëvizjet e 34-vjeçarit Gjeçi, i cili vetëm pak minuta para se të vritej, ndodhej në një kafene të fshatit Zall-Bastar me bashkëshortin e Elida Canit, me të cilën Gjeci kishte krijuar lidhjen e fshehtë.

Pasi i ka dhënë një gotë raki Dëfrim Kurtit, bashkëshortit të Elidës, Arben Gjeçi, është larguar nga kafja duke e lënë të vetëm Dëfrimin, dhe ka marrë rrugën drejt shtëpisë së Elida Canit, ku kjo e fundit e priste në një ambient të jashtëm të banesës. Ko lidhje e fshehtë ishte zbuluar nga vëllai i Elidës, Esat Cani, i cili ka filluar të monitorojë lëvizjet e Arben Gjeçit, derisa e ka gjetur atë së bashku me motrën e tij, në një kasolle. Esat Cani, e ka qëlluar disa herë në kokë me një shufër hekuri, ku fillimisht Arben Gjeçi është plagosur rëndë dhe më pas ka vdekur. Goditja është kryer sapo Gjeçi kishte përfunduar marrëdhënien seksuale me motrën e tij, dhe Gjeçi është veshur dhe ka dalë nga kasollja. Pas këtij krimi, autori Esat Cani ka shpjeguar se është larguar në banesën e tij dhe është shtrirë për të fjetur.

Tre të pandehurit përveç dinamikës së krimit kanë treguar përpara prokurorit edhe se si janë përpjekur për të fshehur provat. Elida Cani, ka marrë në telefon fillimisht vëllanë e viktimës, Musa Gjeci, duke i shpjeguar se çfarë ka ndodhur, por ka shtuar se nuk ka qenë e sigurtë nëse e ka dëgjuar, pasi frynte erë. Më pas ka marrë në telefon duke lajmëruar burrin duke i thënë se pranë banesës së tyre është një person i vdekur. Njëherësh Elida, ka marrë në telefon burrin e saj Dëfrimin, duke i shpjeguar se Arbeni kishte ardhur që ta takonte dhe se dikush e kishte vrarë. Dëfrim Kurti, fillimisht e ka pyetur nëse e dinë prindërit dhe më pas e ka udhëzuar që të pastrojë të gjithë gjakun dhe gjurmët, të cilat Elida, i ka mbuluar me tallash. Kurti, pasi ka ardhur e ka marrë Gjeçin, duke dërguar trupin në një rrugë të fshatit, ndërsa më pas ka lajmëruar të afërmit e tij, se e ka gjetur të plagosur. Kurti ka fshehur më pas bluzën me gjak dhe telefonin e viktimës për të humbur gjurmët.

Hetimet

Vrasja e ndodhur në fshatin Bastar i Mesëm, është raportuar fillimisht si një vdekje e shkaktuar nga rënie aksidentale, por pas dyshimeve të mjekëve dhe rezultatit të ekspertizës, Policia e Tiranës ngriti grupin hetimor nën drejtimin e Prokurorisë. “Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në Polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë”, sqaron zyrtarisht Policia e Tiranës. Ndërkohë që fillimisht është marrë dëshmia e personave që e kanë transportuar për në spital dhe më pas këqyrja e vendit të ngjarjes, ku mësohet se nuk është gjetur diçka me rëndësi për zgjidhjen e çështjes. Ndërkohë, janë marrë në pyetje një sërë personash, të cilët kanë dhënë dëshmi, që kanë drejtuar hetimet drejt autorit të dyshuar. Në Polici, Cani ka mohuar autorësinë e krimit, duke thënë se ai nuk ka lidhje me plagosjen e Arben Gjeçit, megjithatë, burime të Policisë thonë se ka prova të mjaftueshme që çojnë në dyshimin e arsyetuar se 31- vjeçari është autori i mundshëm dhe se krimi ka ndodhur për arsye të lidhjes jashtëmartesore që motra e tij, kishte me viktimën.

Next Post
Horoskop/ Ja tre shenjat, që i pret një vit i shkëlqyer

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 13 Shkurt 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

October 27, 2026
Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

October 27, 2026
Artileria e Koresë së Veriut e drejtuar në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar në Korenë e Jugut

Artileria e Koresë së Veriut e drejtuar në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar në Korenë e Jugut

October 27, 2026
Goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!

October 27, 2026
Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

“Demokracia nuk arrihet me demonstrata në rrugë!”- Rubio mesazh pas kthimit të Machados në Venezuelë: Arritja më e madhe e administratës tonë

October 27, 2026
Lideri i burgosur i opozitës në Tanzani fillon grevë urie, shkak mungesa e aksesit me avokatin

Lideri i burgosur i opozitës në Tanzani fillon grevë urie, shkak mungesa e aksesit me avokatin

October 27, 2026
E pazakontë/ Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, shkak memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit!

E pazakontë/ Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, shkak memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit!

October 27, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

October 27, 2026
Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

October 27, 2026
A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In