• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau taksistin dhe makinën ja shiti për skrap… lihet në burg Musa Saraçi

by Java News
19/12/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Kavajës, për autorin e dyshuar të vrasjes së taksistit Idriz Karriqi.

Në bazë të provave që rëndojnë ndaj tij 24- vjeçari Musa Saraçi do të qëndrojë mbas hekurave në vijim të hetimeve.

Ndërkohë po sot gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për Alush Batushën, i cili është pronari i një pike grumbullimi makinash në Kavajë.

Batusha akuzohet se pak orë pas vrasjes së taksistit Idriz Karriqi, ka blerë nga autori i krimit automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të viktimës kundrejt një shume monetare prej 27 mijë lekë të reja, pa mbajtur asnjë dokumentacion që vërtetonte pronësinë e mjetit.

Në lidhje me ngjarjen në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Mercedes Benz” me targa KJ 6844 A.

Batusha akuzohet për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Trupi i pajetë i Idriz Karriqit u gjet në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes së kaluar, i goditur me thikë, në anë të rrugës, në fshatin Greth, komuna Kryevidh mes disa shkurreve.

Karriqi ishte prenotuar për shërbimin taksi nga Musa Saraçi, rreth orës 09.00 të 14 dhjetorit përpara spitalit të Kavajës dhe më pas ka humbur dhe kontaktet me familjarët e tij.

Dyshohet se në fshatin Greth të Kryevidhit, Musa Saraçi, e ka goditur me mjete prerëse Karriqin, dhe më pas i ka marrë mjetin me të cilin është larguar. Më konkretisht ai i ka kërkuar viktimës që ta çojë në grykëderdhjen e lumit Shkumbin ku dhe e ka vrarë duke e therur me thikë, për t’i marrë makinën më pas.

Ndërkohë zbulimi i Saraçit u bë të enjten pasi e ka çuar mjetin e grabitur në një servis makinash për ta shitur, ku dhe është pikasur nga policia duke u arrestuar.

Jo vetëm kaq por kamerat e sigurisë pranë zonës ku Karriqi u prenotua si taksi, kanë filmuar teksa ai ka hipur në makinë me Idrizin në çastet e fundit që i ndjeri është parë, duke identifikuar të dyshuarin./noa/a.k

Next Post
VIDEO/ Gafa e vitit! Shikoni se çbën portieri… ose më saktë se çfarë NUK bën mirë!

VIDEO/ Gafa e vitit! Shikoni se çbën portieri... ose më saktë se çfarë NUK bën mirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

July 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Administrata, e keqja më e madhe e PS”, Leka: Rama do bëjë ndryshime në Qeveri

July 25, 2026
Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

July 25, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

July 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Besa kërkon besim, jo paraburgim

July 25, 2026
Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

July 25, 2026
Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

July 25, 2026
Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

July 25, 2026
Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

July 25, 2026
Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In