• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau shokun pa dashje, rrëfen në gjykatë fjalët e tij të fundit

by Java News
01/12/2016 18:47
Altin Hazizi

Altin Hazizi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 21-vjeçarin Altin Hazizi, i cili pak ditë më parë vrau nga pakujdesia shokun e tij të ngushtë. Trupi gjykues vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg për të riun nga fshati Guri i Zi i njësisë Administrative Labinot.

Para trupi gjykues, 21-vjeçari ka treguar se si kishte ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë shoku i tij, Gazmend Sllami. Sipas tij, të dy të rinjtë kishin dalë për gjueti në kodrinën e fshatit të tyre.

“Shokun e kisha pas shpinës sime, ndërsa armën e kisha në shpatull, ku tyta ishte nga ana e Gazmendit. Në një moment tentova të heq armën që e mbaja nën shpatull, dhe gishti të cilin e kisha në këmbëzën e armës padashje më shkrepi dhe plumbi preku shokun.
Në ato momente e pashë të shtrirë përtokë, mundi të thoshte vetëm këto fjalë “ou, s’ka gjë”, dhe më pas pashë që ai vdiq”, rrëfen 21-vjeçari.

Pyetjes së trupit gjykues se pse u largua nga vendi i ngjarjes, Hazizi iu përgjigj se më pas kishte parë një grua me një fëmijë nga larg dhe se ishte trembur dhe menjëherë bashkë me armën është fshehur në një gëmushë aty afër.

Fill pas kësaj, i riu tregon se kishte shkuar në shtëpi ku ndodhej nëna e tij të cilës i kishte treguar se çfarë i kishte ndodhur dhe asaj i ka rënë të fikët.

Para trupës gjykuese i riu tregon se në gjendje të rënduar psikologjike ai kishte ndenjur në dhomën e tij, ku e kishte zënë dhe gjumi, ndërsa policia kishte ardhur me vonë e kishte arrestuar në gjumë. 21-vjeçari, i cili prej pak kohësh është fejuar në një fshat të Elbasanit, shfaqi shenja pendese për atë çka kishte ngjarë dhe se u kishte kërkuar sërish falje familjarëve të shokut, si edhe të familjarëve të tij për këtë tragjedi që ka shkaktuar në dy familjet. Pas kësaj, ai është larguar me pranga drejt paraburgimit.
Panorama/d.i.

Next Post
Vettingu/ Thërrmohen pëpjekjet e PD për të bllokuar Venecian, opinioni final më 7 Dhjetor

Vettingu/ Thërrmohen pëpjekjet e PD për të bllokuar Venecian, opinioni final më 7 Dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com