Pas disa orësh në arrati, është arrestuar autori i vrasjes së 21-vjeçarit Arlind Pasha në Dibër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Fatjon Keta ka rënë në pranga.
Ky i fundit goditi me thikë në qendër të qytetit shokun e tij. I riu njihet si njeri problematik, pasi shpesh herë thirrjen në polici për shkak të dhunës që ushtronte ndaj familjarëve të tij. Po ashtu dyshohet se ishte person me probleme të shëndetit mendor si dhe përdorues i lëndëve narkotike.
Ngjarja
Pas një sherri për motive të dobëta, Fajton Keta, 22 vjeç, goditi me thikë shokun e tij, të cilin e kishte edhe në lagje, duke i shkaktuar atij vdekjen. 21-vjeçari Arlind Pasha humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, policia u vu në ndjekje të autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pas krimit dhe u arrestua pak orë më vonë.
/a.r