• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau shokun me çekiç, misionarët fetarë: Jemi të tronditur që strehuam një vrasës

by A R
25/03/2018 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak javë më parë u zbulua vrasja makabre që kishte bërë Albert Zekaj. Ai, pasi vrau shokun e dhomës me çekiç, Kreshnik Beqirajn, i copëtoi trupin duke e groposur në një fshat të Fierit, ndërsa ngjarja u zbulua një vit më pas, pas denoncimeve.

Pas ngjarjes në Fier në qershor, Albert Zekaj u zhvendos në Tiranë në gusht ku u strehua nga disa misionarë të një shoqate fetare. Këta të fundit në mënyrë vullnetare kanë dëshmuar pas zbulimit të krimit duke deklaruar se “Nuk dyshuam asnjëherë që Albert Zekaj të kishte kryer ndonjë krim” janë shprehur ata para grupit hetimor.

“Jemi tronditur kur e dëgjuam lajmin se Alberti mund të kishte vrarë një njeri. Ai erdhi tek shoqata jonë në muajin gusht të vitit të kaluar dhe kërkoi ndihmë. I kemi mundësuar strehim, ushqim dhe veshje sa herë që ka pasur nevojë. Madje i kemi siguruar edhe punë me kohë të pjesshme, kur kemi patur mundësi. Ai dukej i qetë dhe i dëgjuar. Ishte fjalë pak, por kurrë nuk kemi pasur ndonjë dyshim se ai mund të ishte person problematik, e aq më tepër një vrasës. Ai na kishte thënë se kishte pak komunikim me familjen e tij dhe shfaqej si nevojtar, prandaj e kemi ndihmuar. Asnjëherë, askush prej nesh, nuk ka patur dyshim që ai të kishte kryer një krim. Jemi vërtetë të tronditur që kemi ndihmuar një person të tillë” deklaruan misionarët.

Ndërkohë, që sipas burimeve të Report Tv në Fier, ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur gjurmë gjaku në banesën ku Kreshnik Beqiraj dhe Albert Zekaj jetonin me qira duke plotësuar kështu provat ndaj 32-vjeçarin nga Kopliku i Shkodrës për vrasjen e Kreshnik Beqirajt. Viktima dhe autori ishin njohur në një burg në Belgjikë, ndërsa pas ardhjes në Shqipëri jetuan në një shtëpi  me qira në Fier. Autori pranoi krimin, ndërsa pohoi se gjithçka kishte ndodhur për shkak se shoku i tij i dhomës nuk paguante qiranë.

a.ç

Next Post
Nëse vini re këto 5 ndryshime në trupin tuaj, keni mungesë vitaminash

Nëse vini re këto 5 ndryshime në trupin tuaj, keni mungesë vitaminash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In