• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau shoku me çekiç, dëshmia horror: Trupi ia coptova dhe e mbajta tre ditë në shtëpi

by Java News
11/03/2018 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kreshnikun e vrava me çekiç në kokë. Trupin ia copëtova pas tri ditësh dhe copat i futa në valixhe. Jam penduar për krimin që kam bërë dhe u kërkoj falje familjarëve. Ligji le të veprojë!”. Kështu ka deklaruar dje në sallën e gjyqit 32-vjeçari Albert Zekaj nga fshati Kalldrum i Malësisë së Madhe, i cili më 22 qershor të vitit 2017 vrau në mënyrë makabre shokun e tij 36-vjeçar dhe më pas e groposi në fshatin Daullas të Fierit.

Pas dëgjimit të palëve në seancë, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Suela Dervishi vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Zekajt, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”. Pas plot 8 muajsh, policia dhe prokuroria e Fierit arritën të zbardhnin misterin e zhdukjes së Kreshnik Beqirajt, trupi i pajetë i të cilit u gjet tri ditë më parë i groposur në fshatin Daullas të këtij rrethi.

GJYQI
Me pranga në duar dhe me kokën ulur, Albert Zekaj ka hyrë dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit. Pas prezantimit të palëve, prokurorja e çështjes, Sulela Beluli ka paraqitur provat për ngjarjen e rëndë të ndodhur tetë muaj më parë në Fier.

Më pas fjala i është dhënë 32-vjeçarit, i cili ka pranuar autorësinë e krimit. Gjatë fjalës së tij, 32-vjeçari nga Malësia e Madhe është shprehur i penduar për vrasjen makabre të shokut të tij, me të cilin ndante qiranë e shtëpisë. Ai u ka kërkuar falje familjarëve të viktimës, ndërsa ka kërkuar të ndëshkohet nga ligji për atë që ka bërë. Gjatë seancës së djeshme, Zekaj kishte avokat Ardian Abazin, i caktuar kryesisht nga gjykata. Në fund të seancës, togat e zeza të Fierit vendosën lënien në qeli të autorit të krimit horror.

Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” ka siguruar dëshminë e plotë të 32-vjeçarit dhënë para hetuesve të çështjes. Mësohet se Zekaj ka treguar me detaje se si vrau dhe masakroi shokun e tij, Kreshnik Beqirajn. Albert Zekaj është shprehur para hetuesve se mbrëmjen e 22 qershorit, kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Beqirajn, kishte konsumuar pije alkoolike dhe e ka goditur me çekiç në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. “E godita me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e të mos kishte shenja. Pas tri ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tri ditë në shtëpi”, ka thënë 32-vjeçari i pandehur në gjykatë. Ndërkaq, mësohet se që prej gushtit të vitit të kaluar, Albert Zekaj është larguar nga Fieri dhe ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, ku ka përfituar strehim dhe ushqim.

ARRESTIMI
Hetuesit e çështjes pohuan se viktima Kreshnik Beqiraj dhe vrasësi Albert Zekaj janë njohur para tri vitesh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit. 32-vjeçari u arrestua nga policia dy ditë më parë.

“Më datë 22.06.2017, rreth orës 23:00, ky shtetas dyshohet se e ka vrarë me sende të forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas. Në vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Pas marrjes në pyetje, ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet”, thuhej në njoftimin zyrtar të policisë.

Ndërkaq, policia sqaroi se viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin janar 2018, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet, pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer. Nga kryerja e veprimeve procedurale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një batanije, e cila kishte shërbyer për transportin e trupit; një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin si dhe mbetje të trupit, të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

a.ç

Next Post
Kësti i tetë për ish-të përndjekurit, ja dokumentet që duhet të dorëzoni

Lista/ Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve, ja dokumentet që kërkohen për 2 mijë trashëgimtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In