• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau policin dhe tentoi të largohej nga Rinasi., Apeli në Shkodër e rikthen në burg pas lirimit me kusht

by Java News
16/11/2018 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tentoi të largohej jashtë vendit pas lirimit me kusht, kapet, ishte në kërkim që prej muajit maj të këtij viti pasi Gjykata e Apelit Shkodër rrëzoi lirimin me kusht. Për këtë arsye u urdhërua rikthimi në burg i Çupit për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit, 1 vit e 11 ditë.

32-vjeçari është dënuar për veprat penale “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit”. Çupi mori një dënim prej 20 vitesh burg për vrasjen e një polici në vitin 2005 në Mirditë, ndërsa, pasi bëri 13 vite burg, Gjykata e liroi me kusht. Por, Prokuroria e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit në Shkodër, e cila vendosi për rikthimin në qeli të tij për kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, pasi 32-vjeçari po tentonte të largohej jashtë vendit. Përveç tij, janë arrestuar 4 persona të tjerë në Qarkun e Lezhës gjatë një aksioni të Policisë për rritjen e parametrave të sigurisë, ku u ushtuan kontrolle në disa qytete. Si rezultat, u arrestua në flagrancë Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa. Në pranga ka rënë dhe Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje.

Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, u arrestua, pasi Gjykata e Tiranës më 5 tetor e ka dënuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Po ashtu u arrestua edhe Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. /ma.me

Next Post
Miqësorja me Norvegjinë, Panucci vulos formacionin: Do sulmojmë

INTERVISTA/ Panuçi: Duka nuk më ka vendosur në presion!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In