• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau nusen për virgjërinë, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Britani

by A R
02/02/2018 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 vjet burg ka vendosur të dënojë një gjykatë britanike 32-vjeçarin shqiptar Arben Rexha, i gjetur fajtor për vrasjen me thikë të gruas së tij Elidona Demiraj 25 vjeçare.

Rexha e vrau të renë në shtëpinë e tyre në veri të Londrës. Arsyeja e vrasjes ishte edhe më e rëndë. Tre muaj para vdekjes tragjike gruaja kishte shkuar nga Shqipëria në Britani të Madhe  për t’iu bashkuar atij, por u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj pasi ai hodhi deklaratën: Nuk ishte e virgjër. Në gjykjatë, sot kur u dha vendimi, u lexua edhe një letër e prindërve të vajzës, e cila u gjet e pajetë e prerë në fyt me thikë, më 31 janar të vitit 2016.

‘E dërguam atë si një nuse dhe ajo u kthye te ne e vdekur. Ne jemi të tronditur nga vdekja e vajzës sonë në duart e tij. Mos kini asnjë dyshim se dhimbja jonë është e njëjtë me ditën kur morëm lajmin për vdekjen e saj. Ai e izoloi atë për tre muaj dhe nuk e lejoi të takonte njerëz. Ajo ishte një vajzë model, me sjellje shembullore. Ajo u respektua nga të gjithë, në shkollë, si një studente, në punë dhe kudo”, – u lexua ndër të tjera në letrën e prindërve të së ndjerë, – shkruan Daily mail.

Mediat britanike përshkruajnë edhe sjelljet e një të sëmuri të shqiptarit Arben Rexha i cili edhe më parë kishte shfaqur të njëjtin problem me një ish të dashurën e tij. Ai kishte filluar të kërkonte në internet sesi dallohej nëse një vajzë ishte e virgjër apo jo, e madje kishte arritur deri në veprime sa të kontrollonte vetë ish të dashurën e tij.

Masën e dënimit që gjykata britanike i dha, 10 vite pas qelisë, Arben Rexha nuk e përballoi ftohtë. Mediat shkruajnë se gjatë seancës ai ka qarë. Sot mund të thuhet se ai ka çrregullime të shëndetit mendor, por nga sa kanë verifikuar akuzuesit atje, në kohën e krimit, Rexha ishte një njeri normal.

Pasi vdiq, fqinjët mbajtën një vigjilje jashtë banesës së saj dhe anëtarët e komunitetit shqiptar të Londrës ngritën 3.000 paund, në mënyrë që trupi i saj të sillej në vendlindje. /Express/a.m.

Next Post
Debati LIVE/ Fino: Nuk fshihem si struci; Duka: Te Partizani e ke kokën, pse të vjen turp!

EKSKLUZIVE/ Armand Duka: Nga Europiani tek gara me Bashkim Finon, çfarë s'më pëlqen në këtë fushatë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In