• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vrau nënën shqiptare të 2 fëmijëve pa shkak, dënohet me 14 vjet burg italiani

by A M
21/06/2023 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

14 vjet burg ka dhënë gjykata e Ragusa-s për 30-vjeçarin Federico Lacona, italianin i cili vrau me thikë shqiptaren Brunilda Halla. Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 Maj të vitit të shkuar, jashtë shtëpisë së 37-vjeçares në Vittoria.

Brunilda Halla, nënë e dy fëmijëve, po shkonte për në punë kur u godit për vdekje. Ajo nuk e vuri re vrasësin, deri në momentin që ai ndodhej pas shpatullave të saj. Ajo u godit 6 herë me thikë pas shpine dhe vdiq përpara se të mbërrinte ambulanca.

30-vjeçari më pas u arratis, duke fshehur rrugës thikën dhe bluzën e gjakosur. Ai u arrestua pak orë më pas në shtëpinë e tij, pasi autoritetet morën dëshmitë në vendngjarje dhe panë kamerat e sigurisë që kishin filmuar gjithçka.

Fillimisht e mohoi krimin, më pas pranoi gjithçka, përfshirë faktin se viktimën e kishte zgjedhur rastësisht, pa e njohur dhe pa pasur asnjë lloj konflikti me të. Ai tha se kishte qenë i vendosur për të vrarë personin e parë që do të takonte në rrugë, për t’u hakmarrë ndaj abuzimeve që kishte pësuar nga shoqëria

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Ndërkohë familja e shqiptares u dëmshpërblye me 75 mijë euro secili dhe 30 mijë euro për vëllain e viktimës.

Shkak për dënimin prej 14 vitesh u bë fakti se gjykata njohu pjesërisht paaftësinë e vrasësit për të kuptuar dhe logjikuar, pasi vuan nga deliri dhe halucinacionet. Gjatë kohës që zhvillohej gjyqi ndaj tij, Lacona ndodhej në një institut të specializuar

Next Post
Humbën jetën pasi hëngrën ëmbëlsira, tre fëmijët vuanin nga diabeti

Humbën jetën pasi hëngrën ëmbëlsira, tre fëmijët vuanin nga diabeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com