• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau Naim Zyberin në Itali, Apeli rikthen çështjen për të dënuarin përjetë

by Aalison Pearse Stevens
07/06/2016 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit Tiranë i hap dritën jeshile Gert Gjeneralit për të ankimuar dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj tij, si një nga autorët e vrasjes së të fortit të Tiranës, Nazim Zyberi, në gusht 1997, në Itali.

Një treshe gjykuese e Apelit, e kryesuar nga Lefter Jahaj dhe anëtarë Genti Shala e Shkëlqim Mustafa, kanë pranuar kërkesën e 42-vjeçarit Gjenerali për t’i rivendosur në afat të drejtën e ankimit kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që njohu dënimin me burg përjetë ndaj tij nga një gjykatë në Milano. Gjenerali ia pati lënë avokatit të tij mbrojtës tagrin për të apeluar vendimin, por kjo e drejtë nuk u ushtrua prej tij.

Naim Zyberi
Naim Zyberi

I dënuari ka marrë dijeni, pasi vendimi mori formë të prerë dhe ai u ekstradua nga Italia për të kryer dënimin kapital në Shqipëri. Kërkesa e tij në Gjykatën e Tiranës për rivendosje në afat të së drejtës për ankim u rrëzua, por Apeli e prishi këtë vendim.

Në verdiktin e shpallur më 13 prill 2016, i zbardhur ditët e fundit, Apeli vendos rivendosjen në afat të së drejtës së ankimit të Gjeneralit për vendimin e datës 10 mars 2014 të Shkallës së Parë. Gert Gjenerali u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali.

Ai u deklarua fajtor për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

ARSYETIMI I APELIT

Në vendimin e arsyetuar të Apelit, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, gjykata argumentonte se të dënuarit Gjenerali i ishte mohuar e drejta e ankimit.

“Është e vërtetë se vetë kërkuesi Gerti Gjenerali ka qenë personi që ka vënë në lëvizje gjykatën për konvertimin e dënimit nga ana e Gjykatës së Tiranës dhe vuajtjen e tij në shtetin shqiptar. Është e vërtetë që në gjykimin e çështjes në Gjykatën e Faktit Tiranë me prokurë të posaçme është caktuar avokate nga familjarët e kërkuesit A.K., e cila është miratuar edhe nga kërkuesi Gerti. Në prokurën e dhënë për këtë avokate ndër të tjera i është dhënë edhe e drejta për të bërë ankim ndaj vendimit të Gjykatës së faktit.

Avokatja ka marrë pjesë në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Faktit Tiranë, por pas dhënies së vendimit ajo nuk rezulton të ketë njoftuar kërkuesin për vendimin dhe të drejtën për të bërë ankim, dhe as nuk e ka ushtruar këtë të drejtë. Në këtë këndvështrim, të pandehurit i është mohuar e drejta për të bërë ankim nga mungesa e ndihmës juridike e avokatit të tij. Nuk do të mjaftonte vetëm fakti që i dënuari ka pasur dijeni për procesin gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij, që kërkesa për rivendosje në afat të konsiderohej si e pabazuar në ligj, siç ka vendosur Gjykata e Faktit.

Ai është në kushtet e izolimit dhe këtë të drejtë ia ka dhënë avokates, që nuk rezulton ta ketë ushtruar. Në këtë këndvështrim, Gjykata e Apelit çmon se kërkesa e kërkuesit Gerti Gjenerali për rivendosje në afat të së drejtës së ankimit ndaj vendimit nr.14 datë 10.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është e drejtë dhe e bazuar në ligje dhe në prova, dhe si e tillë ajo i duhet pranuar”, arsyetonte Apeli.

Panorama/d.i.

Next Post

Hillary arrin numrin e delegatëve, nominimi thuajse i sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In