Vrau mësuesen në Angli: Burg përjetë emigrantit shqiptar. Kamerat e kapin 36-vjeçarin kur godet të renë (VIDEO)

Emigranti shqiptar Koçi Selamaj është dënuar me burg përjetë për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa 28-vjeçare

Selamaj, 36 vjeç, e vrau Nessen në një park në Kidbrooke, në juglindje të Londrës në shtator të vitit 2021.

Kamerat filmike e kapën atë duke e goditur 28-vjeçaren në kokë derisa ajo ra pa ndjenja, përpara se ta merrte me vete. Më pas ai e mbyti, i hoqi disa nga rrobat dhe u përpoq t’i fshihte trupin. Selamaj, me origjinë nga Elbasani,  punonjës garazhi në Eastbourn, East Sussex, shkoi në Londër me qëllim që të sulmonte një grua të rastit, pasi ai qe përbuzur nga gruaja e tij që e kishte lënë.

Nessa, e cila jepte mësim prej një viti në shkollën fillore ”Rushey Green” në Catford, u gjet gati 24 orë më vonë pranë një qendre komunitare në park.

Nga hetimet rezultoi se Sabina, mbrëmjen e  17 shtatorit u sulmua tek sa po ecte përmes një parku në drejtim të një lokali ku do të takohej me një shoqe. Trupi i saj u gjet 24 orë më pas afër një qendre komunitare. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com