Poliica e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla.
Sipas policisë sherri mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa personi i akuzuar e ka goditur me thikë në zemër viktimën.
NJOFTIMI I PLOTE
Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/e.rr