• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau me thikë në Belgjikë, kapet pas 3 vitesh arratije shqiptari

by Java News
06/07/2017 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia angleze ka arrestuar një shqiptar të dënuar për vrasje nga drejtësia belge 3 vite më parë.

Shqiptar u arrestua në Leicester të Britanisë së Madhe fundjavën e kaluar, pas 3 vitesh në arrati dhe tashmë do të ekstradohet në Belgjikë. Mediat belge shkruajnë se ai është Kujtim Puci 30 vjeç, i dënuar me 30 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 2012.

Kujtim Puci, së bashku me vëllezërit e tij Arben dhe Hajdar Allajbej (që besohet se kanë ndërruar identitet nga Puci në Allajbej) jetonin në Bruksel, ishin frekuentues të rregullt të jetës së natës dhe ishin të përfshirë në shfrytëzim prostitucioni. Natën e 3 prillit 2012 ata u konfliktuan në një lokal nate me një tjetër shqiptar të quajtur Klaudjo Alushi 25 vjeç, për punë femrash. Ai u godit disa herë me thikë nga vëllezërit Puçi dhe u la në mes të rrugës, raporton media belge “Het Nieuwsblad”.

Policia e gjeti atë të vdekur në trotuar. Autopsia zbuloi më vonë se viktima fillimisht ishte dhunuar dhe goditur me grushte në fytyrë. Dëshmitarë në atë kohë panë të gjithë skenën, por nuk kishin bërë deklaratë në polici.

Dy ditë pas vrasjes, Arben Puci (Allajbej) u paraqit në polici dhe pranoi krimin pasi i frikësohej një hakmarrje të mundshme nga miqtë e viktimës Klaudjo Alushi. Dy vëllezërit e tij të tjerë ishin arratisur nga vendi.

Në fund të vitit 2014, Gjykata e Brukselit e dënoi Arben Pucin me 18 vite burg, kurse i dyshuari kryesor Kujtim Puci u dënua në mungesë me 30 vite. Tashmë ai do të vuajë dënimin e tij në Belgjikë. Ndërsa për vëllain tjetër, Hajdar Pucin nuk ka informacion me sa vite është dënuar. /TvKlan/b.d

Next Post
Çfarë nuk u pa nga fushata, militanti në mes të rrugës me flamurin e PD (VIDEO)

Çfarë nuk u pa nga fushata, militanti në mes të rrugës me flamurin e PD (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In