Vrau kunatën/ Ja misteri i armës që përdori 43-vjeçari dhe pse u gjet larg trupit të autorit

TIRANË

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja për krimin e rëndë në Tiranë, ku 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve, teksa flinte në dhomën e saj. Arma e krimit është gjetur disa metra larg autorit dhe kjo gjë ka ngjallur dyshime te policia, raportoi “BalkanWeb”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit në banesën e familjes Sinani. Sipas të dhënave, autori ka shkuar në dhomën ku flinte gruaja e vëllait të tij dhe mbesa 2 vjeçe dhe e ka qëlluar me armë. Pas kësaj ka dalë në oborr dhe ka vrarë veten. Ndërkohë i vëllai nuk ndodhej në banesë, por në punë pasi punonte si taksist.

Mësohet se nëna e autorit e ka parë të birin me armë dhe i ka kërkuar të shkojë të flejë, teksa më pas ka dëgjuar të shtënat.

“Unë e kam parë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh. Kur dëgjova krismat shkova direkt te dhoma e nuses dhe gjeta vajzën e vogël duke qarë”, ka dëshmuar nëna e autorit në polici. E moshuara ka probleme të mëdha shëndetësore dhe vështirësi në ecje, për shkak të një rrëzimi dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje duke vendosur hekura në këmbë.

Po një tjetër fakt ka ngjallur dyshimet e policisë, pasi arma, tip pistoletë e përdorur nga 43-vjeçari është gjetur larg trupit të tij.

Sipas dëshmive, babai i autorit, edhe ai i moshuar dhe me probleme skleroze ka shkuar menjëherë të djali i tij kur ai dyshohet se ka qëlluar veten. Ka dyshime se i moshuari e ka larguar armën nga trupi i të birit. Gjithsesi policia po heton të gjitha pistat e mundshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com