• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau gruan shqiptare me thikë në mes të rrugës në Athinë, arrestohet bashkëshorti

by Java News
16/05/2024 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burri i 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj, Eduart Denaj është arrestuar mesditën e së enjtes për vrasjen e saj në mes të rrugës në Menidi të Greqisë.

Sipas informacioneve ai u arrestua në një objekt të braktisur afër stacionit të policisë në lagjen Filis, ku nuk bëri rezistencë.

40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të Menidit. Plot tre herë kishte denoncuar partnerin e saj për dhunë në familje.

Sipas informacioneve nga burime të mirëinformuara, shkruan Protothema, viktima e sulmit kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe po bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka goditur dhe e ka kërcënuar.

Hera e fundit që gruaja ka kaluar pragun e komisariatit për ta denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024.  Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa ka marrë një thirrje për në gjyq për të premten 17 maj 2024. Komandanti i njësisë së dhunës në familje e telefonoi dy ditë pas incidentit dhe ajo i tha se ishte mirë.

40-vjeçares i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshiron.

Një dëshmitar tha se, menjëherë pas vrasjes, vajza e 40-vjeçare ka mbërritur në vendngjarje. Ajo filloi të qajë dhe të bërtasë në polici dhe të thotë “largohu mendoj se është nëna ime”, ajo kërkonte ndihmë, duke qarë dhe duke folur në telefon me vëllain e saj gjithashtu të mitur duke i thënë, “babai me siguri ka vrarë mamin”./m.j

Next Post
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

KUVENDI LIVE / Debati për Librazhd-Prrenjas, Peleshi i përgjigjet PD-së: Rrugët nuk ndërtohen me fjalime

March 2, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, në fokus diskutimet mbi problematikat e ngritura nga qytetarët

March 2, 2026
Deklaratat e Ramës për kontrollin e territorit, Bardhi: Nga satelitët fantazmë tek dronët luftarakë, i njëjti mashtrim si në 2022

Molotovët në Vilën 31, Bardhi si Berisha: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez

March 2, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In