• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau gruan me lugë këpucësh, 6 vjet e gjysmë burg për shqiptarin nga Kosova

by Ardit Rada
30/09/2020 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Qarkut e St. Gallenit ka dënuar autorin e vrasjes së bashkëshortes me 6 vjet e gjysmë burg. Ai është dënuar për vrasje pa dashje.

Sipas vendimit të së martës, i dënuari, i cili vjen nga Kosova dhe ka jetuar në Zvicër për 46 vjet, do të dëbohet nga vendi për shtatë vjet, shkruan sda.ch. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm ndërsa i dënuari tashmë është në burg.

Personi tani 67-vjeçar kishte ardhur në Zvicër në vitin 1974 dhe kishte punuar si punëtor ndërtimi. Ai më vonë kishte transferuar edhe familjen e tij dhe ka qenë në pension prej disa vitesh. Marrëdhëniet familjare ishin të qeta për një kohë të gjatë. Dhuna në familje nuk ishte çështje, ka thënë prokurori në seancë.

Prokurori publik ka folur për një veprim të zhvilluar qartazi nën afekt, të shkaktuar nga provokimet dhe fyerjet e vazhdueshme nga gruaja. Më tej, sipas tij, ai kishte një “emocion të dhunshëm që ishte i arsyeshëm për rrethana”, diçka që është tipike për vrasje. Ndërsa akti ishte jashtëzakonisht brutal.

Prandaj, prokurori ka kërkuar dënim me shtatë vjet burg. Kodi Penal parashikon një deri në dhjetë vjet për krimin e vrasjes pa dashje, përcjell albinfo.ch. Avokati i mbrojtjes u lut për një dënim shumë më të butë: dënimi me kusht me dy vjet burg sipas tij do të ishte i përshtatshëm. Po ashtu ai ka kërkuar që nga dënimi të hiqet dëbimi nga vendi.

Burri ishte terrorizuar psikologjikisht nga gruaja e tij. Situata në të cilën ai kishte hyrë, ishte provokuar nga viktima. Ai nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm më parë, transmeton albinfo.ch. Pas aktit, ai menjëherë kishte thirrur policinë, duke mos mohuar asgjë.

Me vendimin e saj, gjykata kryesisht ka ndjekur argumentet e prokurorisë. Akti ishte “shumë brutal”, edhe nëse ka ndodhur në një ndikim të afektit, të kuptueshëm dhe të arsyeshëm për raste të tilla, ka thënë kryetari i gjykatës.

Ai po ashtu ka thënë se masa e dëbimit të tij është plotësisht e arsyeshme. Edhe pas 46 vjetësh qëndrimi në Zvicër, personi i dënuar nuk është plotësisht i integruar dhe e flet dobët gjermanishten.

/e.rr

Next Post
Sa proteinë duhet të merrni çdo ditë dhe problemet që shkakton nëse konsumoni më shumë seç duhet

Sa proteinë duhet të merrni çdo ditë dhe problemet që shkakton nëse konsumoni më shumë seç duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com