• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau gruan me levë pasi zbuloi se e tradhtonte, flet nga burgu 44-vjeçari:  I dashuri më tregoi videot që…

by Ardit Rada
17/02/2021 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje tragjike që ka ndodhur dy vite u parë u trajtua ditën e sotme në një emision live në emisionin “Me zemër të hapur”. Nga vrasja e 44-vjeçares Laureta Sulo nga bashkëshorti janë zbuluar për herë të parë detaje nga krimi i rëndë në familje.

Nëna e dy fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj, Lavdosh Sulo me levë hekuri më 25 qershor të 2019-ës në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës. Në një lidhje telefonike për emisionin, autori i dyshuar i krimit, Lavdosh Sulo, nga ambientet e burgut tregoi edhe arsyet që e çuan atë drejtim krimit.

Ai tha se gruaja e tij prej kohësh kishte një lidhje me shtetasin Luan Sejdiraj, ndërsa shtoi se ky i fundit i kishte sjellë shqetësime të mëdha. Mes të tjerash Lavdosh Sulo deklaroi se kishte nisur disa herë procedurat e divorcit, por i kishte ndërprerë për hatër të fëmijëve.

“Kam qenë shumë i ngarkuar kam shkuar në polici 5 herë për të akuzuar Luan Sejdiraj, i cili është një person i cili na shqetësonte vazhdimisht. Kam telefonuar policinë dhe ju kam pohuar por ata më thanë që; ‘eja vet këtu’.

Shkova bashkë me bashkëshorten dhe aty erdhi edhe Luan Sejdiraj, i cili me tregoi në telefon disa veprime që ky person kishte bërë me bashkëshorten time. Këto video janë bërë edhe më parë. Në 2011 unë kam pasur debate në shtëpi sepse më mungonin lekët në shtëpi.

Bashkëshortja ime më thoshte që “nuk i ke numëruar mirë”. Unë kisha kuptuar që bashkëshortja ime po më tradhtonte me këtë person, kërkova divorc, por për hatër të fëmijëve nuk e përfundova. Mirëpo më vonë kuptova që bashkëshortja ime më hidhte në ushqim gjëra që më bënin dëm.

Unë nisa sërish procedurat për një divorc, bëra dy deri në tre seanca, por sërish për hatër të fëmijëve nuk e përfundova. Më vonë gruaja kishte hapur një gjyq për dhunë në familje, dhe u dënova me burg. Atë ditë që unë kam shkuar në prokurori ishte i njohuri i gruas time dhe unë u dënova me 3 muaj burg.

Pasi dola i kam pohuar gruas time që unë nuk mund të rri më me ty dhe kam shkuar të jetojë te banesa tjetër që ne kishim në fshatin Babicë. Ata vazhduan të kishin një marrëdhënie së bashku prej 8-muajsh. Mbas 8 muajsh ajo erdhi me vajzën në shtëpi.

Vajza ishte 8 vjec asaj kohe, dhe më kërkoi të vija përsëri në shtëpi. U ktheva sërish në shtëpi për hatër të fëmijëve. Atë ditë që unë u ktheva në shtëpi ky njeri erdhi në shtëpi dhe prishi motorin e makinës dhe dogji rrobat me acid. Ai ishte mërzitur se gruaja ime kishte ndërprerë marrëdhëniet me të.

Vëllai im ishte në dijeni, pasi kur shkova në komisariat erdhi me mua dhe pa dhe dëgjoi shumë fjalë ofenduese ndaj meje dhe vajzës time të mitur.

Ai njeri më ka rrëmbyer edhe telefonin dhe kjo gjë ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Ky person sot i shkonte në shkollë.

Ky njeri më ka nxirr jetën pafundësisht. Atë ditë që ndodhi ngjarja unë isha duke punuar dhe gjeta bashkëshorten duke marrë telefonin e vajzës dhe kur unë e kapa ajo më tha: ‘Jam duke folur me dashnorin’”, tha Lavdosh Sulo.

Nga ana tjetër, motra e viktimës, Eva, lëshoi akuza ndaj personit që pretendohet se ka qenë i dashuri i Laureta Sulos.

Ajo tha se Luan Sejdiraj e kërcënonte dhe ushtronte dhunë fizike ndaj motrës së tij, madje edhe e kërcënonte se do i vriste fëmijët.

“Laureta kohët e fundit ishte e distancuar, asnjë femër nuk dëshiron të prishte familjen. Motra ime erdhi 15 ditë para se të vritej nga Lavdoshi dhe ma rrëfeu të gjithë ngjarjen që ky Luani e përndiqte dhe dhunonte, në rrugë e qëllonte me gur. Ai gjatë gjithë kohës e dhunonte e shante pisët motrën time.

Ai edhe e shante për vajzën dhe për djalin thoshte që “do ti vras”. Vajza e motrës time është vetëm 12-vjeçe dhe motra ime e la rrugëve.

Shkaktari gjithë kësaj ngjarje është Luan Sejdiraj, ai na ka kërcënuar edhe ne të tjerëve. Ai më merrte në telefon edhe mua dhe më pohonte që familjen e motrës time do ta shkatërronte.

Motra më pohonte para se të vdiste dhe thoshte gjatë gjithë kohës që “ai më kërcënon në rrugë”. Ai bënte presion që do t’i vriste djalin.

Unë e mora policinë e Vlorës dhe i thashë që; “Luan Sejdiraj më merr në telefon dhe më kërcënon që do më vrasi djalin”. Motra ime ka qenë nën presion gjatë gjithë kohës, ajo humbi jetën për shkak të atij personi.”, tha ajo./a.p

 

Next Post
Veliaj: “Shpërbërja e LSI në Laprakë, përgjigja e duhur ndaj bandës së targave që po hetohet nga SPAK”

Veliaj: “Shpërbërja e LSI në Laprakë, përgjigja e duhur ndaj bandës së targave që po hetohet nga SPAK”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com