Është përcjellë sot për në banesën e fundit Antoneta Hoxha, gruaja e vrarë nga burri një ditë më parë në Memaliaj.
Në ceremoninë mortore nuk janë lejuar të marrin pjesë familjarët e autorit, Skënder Hoxha.
Vetë burri ka pranuar krimin pas marrjes në pyetje në polici, teksa ka deklaruar se gjithçka nisi pas një konflikti të çastit.
Gruaja është qëlluar me sende të forta në kokë dhe trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Banorët e zonës, jashtë kamerave të medias, thonë se burri ka qenë i dhunshëm në familje.
/a.rada