• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrau gruan me çekiç, Gëzim Allës nuk i flasin më as fëmijët: Detaje nga ngjarja që tronditi Italinë

by A R
17/02/2022 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorina Alla, 39-vjeçare shqiptare mama e dy fëmijëve të vegjël, u vra në Prill të vitit të kaluar nga bashkëshorti i saj. Gëzim Alla, 52 vjeç, e goditi disa herë më çekiç në kokë. Përveç kësaj, shqiptari e ka goditur disa herë edhe në bark, duke mos i dhënë asnjë mundësi gruas që t’i shpëtonte dhunës shtazarake.

52-vjeçari u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe rrëfeu krimin. Tashmë, në ditët e para të Marsit, ai do duhet që të dalë në gjyq. Zv/prokurorja e çështjes e cila ka mbyllur hetimet paraprake ka kërkuar nisjen e procesit gjyqësor për muratorin, i cili në Shqipëri kishte punuar edhe si polic.

Përgjatë këtyre muajve, Gëzim Alla është pyetur për të sqaruar pozitën e tij dhe për të dhënë dëshminë se çfarë ndodhi të dielën 18 Prillit.

“Di që po vendosja një tavolinë në garazh”, ka shpjeguar muratori, i cili qëndron në qelitë e burgut në Vicenza. Ai ka thënë se para incidentit tragjik ka  pasur një debat me bashkëshorten. Sipas hetimeve shkak i debatit është bërë marrëdhënia e tyre martesore.

“Më shaue më tha që jam plehrë dhe më pështyu. Nuk e kujtoj dot nëse ishim në garazh apo kuzhinë, por ajo që ndodhi më pas është fshirë nga mendja ime”, ka shpjeguar 52-vjeçari.

Avokatja e shqiptarit ka kërkuar që t’i bëhet një vlerësim psikiatrik, por kjo nuk është lejuar.

2 djemtë e Gëzim Allës, 13 dhe 10 vjeç, nuk i flasin më babait. Ndërkohë ai akuzohet për vrasje me dashje. Prokuroria thotë se rrethanat ndaj shqiptarit janë rënduese sepse ai ka vijuar ta godasë disa herë fort të shoqen edhe pse ajo ishte në tokë e pamundur për të mbrojtur veten, ndërsa fëmijët ndodheshin në dhomën tjetër dhe dëgjonin gjithçka.

Autoritetet kanë mundur që t’i marrin dëshmitë edhe fëmijëve.

Ditën e vrasjes dy djemtë kanë dëgjuar të bërtiturat e nënës së tyre. Të njëjtat britma i kanë dëgjuar edhe fqinjët. Të frikësuar, fëmijët kanë shkuar në një prej dhomave dhe kanë marrë në telefon një kushëri, pasi djali i madh kishte celular. Kur karabinierët shkuan në vendngjarje, nuk kishte asgjë çfarë të bënin për t’i ardhur në ndihmë gruas.

“Godita gruan, ndoshta ka vdekur”, u ka thënë autori policëve në telefon. Sipas autoriteteve Gëzim Alla e vrau Dorina Allën pasi e ka goditur nga mbrapa në kuzhinë, ku gruaja ishte futur për të shpëtuar.

/a.r

Next Post
Analisti nga Kosova: Ja cilin model kopjon Minishengeni Ballkanik! Shqiptarët, i vetmi popull që i beson filxhanit të kafesë

Në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës/ Zeka: Më mirë që Rugova dhe disa luftëtarë të UÇK-së kanë vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com