• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau gruan, ish- gardisti, Admir Dervishi, dënohet me 35 vjet burg

by Java News
24/10/2016 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë dënon me 35 vjet burg Admir Dervishin, ish gardistin që vrau gruan. Gjykata e dënoi me burgim të përjetshëm Dervishin, por dënimi u reduktua në 35 vjet pas kërkesës për gjykim të shkurtuar. Ai akuzohet se më 6 prill 2016, me armën e shërbimit qëlloi tri herë me pistoletë drejt bashkëshortes së tij, Ilda Dervishi. Ish-gardisti u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa për motivet e ngjarjes ai u shpreh se shkak ishte bërë xhelozia dhe kushtet ekonomike me të cilat çifti përballeshin muajt e fundit.

Prokuroria ka ngritur ndaj ish-efektivit të Gardës akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, vepër e cila, sipas nenit 79/c të Kodit Penal, dënohet nga 20 vite në burgim të përjetshëm. Sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë, ka rezultuar se mëngjesin e datës 6 prill 2016, Admir Dervishi, efektiv i Gardës së Republikës, pas një konflikti të mëparshëm që ka pasur me bashkëshorten e tij, gjatë kohës që kanë qenë në ambientet e banesës së tyre (të marrë me qira) në Rrugën e Qelqit në Kombinat, Tiranë, ka nxjerrë pistoletën e shërbimit që mbante me vete dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të bashkëshortes.

Ai kështu i ka shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme. Pas kësaj, shtetasi Admir Dervishi ka njoftuar organet e policisë dhe ka pritur në vendin e ngjarjes deri në momentin e mbërritjes së tyre.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë pistoletë, kalibri 7.62 mm, tre fishekë kalibri 7.62 mm, dy predha, katër gëzhoja model 54, kalibri 7.62 mm, një këmishë predhe”, ka thënë Prokuroria.

Sipas saj, në lidhje me këtë ngjarje është pyetur i arrestuari Admir Dervishi, i cili ka pranuar autorësinë e kryerjes së veprës penale, duke treguar në mënyrë të detajuar edhe kronologjinë, por edhe motivet që e kanë shtyrë në kryerjen e kësaj vrasjeje.

Krimi ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit në kohën kur ata po dilnin nga banesa. Sipas hetimeve, dyshohet se gardisti e ka bërë vrasjen me armën e tij të shërbimit duke qëlluar të shoqen me armë në kokë dhe duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme në derën e shtëpisë ku jetonin, në zonën e Kombinatit.

ma.me

Next Post
Deputeti kosovar: Asnjëherë nuk heqim dorë nga bashkimi kombëtar, duam Shqipërinë natyrale

Deputeti kosovar: Asnjëherë nuk heqim dorë nga bashkimi kombëtar, duam Shqipërinë natyrale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com