• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrau gruan e tij 20-vjeçare/ Psikologia tregon të tjera detaje ‘tronditëse’ për Babis: Dyshohet se…

by
17/04/2022 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë nga gjyqi që po zhvillohet kundër grekut 34 vjeçar Babis Anagnostopoulos, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij 20-vjeçares, Caroline.

Sipas psikologes Eleni Mylonopoulou, gjatë dëshmisë së saj të dhënë në gjykatën e Athinës bëhet e ditur se edhe ditarin e 20 vjeçares Caroline mund ta ketë shkruar vetë Babis.

Mylonopoulou vuri në dukje se sjellja e të pandehurit “tregonte për një person manipulues ndaj Carolinës dhe shumë kontrollues. Vetë Caroline shpesh nuk e kuptonte veten, gjë që e bënte të ndihej fajtore. E ëma i dërgonte para, por ia merrte ai dhe nuk kishte me vete as pesë euro. Ajo donte të shkonte në një shkollë pastiçerie, por nuk kishte para. Ajo nuk mund të lëvizte”

Këshilltarja e shëndetit mendor është ndoshta dëshmitarja më e rëndësishme në këtë rast, pasi duket se është e vetmja në të cilën Caroline i kishte rrëfyer marrëdhënie tejet abuzive që po përjetonte. Babis Anagnostopoulos manipuloi plotësisht 20-vjeçaren dhe pasi e vrau atë, tentoi të manipulonte të gjithë të tjerët – të afërmit, policinë, gazetarët dhe së fundi gjithë Greqinë – duke e paraqitur krimin e tij si një akt kriminal të kryer nga të tjerët.

Në fakt, sipas gazetës Real Neës, ai duket se ka arritur deri në atë pikë, ku Eleni Mylonopoulou la të kuptohej në gjykatë, se ai ka shkruar edhe vetë ditarin e Carolinës, nisur nga shënimet e gjetura për të treguar se gruaja e tij ishte ajo që e kishte sjellje abuzive në familje.  “I kërkova Caroline të regjistronte ndjenjat e saj çdo ditë. Përgjigja e saj ishte se nuk arrinte ta bënte një gjë të tillë. Nëse ajo do të mbante ditar, mendoj se do të më kishte thënë, sepse po i kërkoja vetë diçka të ngjashme, dëshmoi psikologia  në gjykatë.

Sipas saj, ky është një “ushtrim” që shumë psikologë – këshilltarë të shëndetit mendor i bëjnë të pranishmëve, për dy arsye: Së pari, që terapisti të shohë rrjedhën dhe alternimin e emocioneve të pacientit gjatë ditës. Dhe së dyti, që ai të dekompresohet, nëpërmjet të shkruarit, dhe të jetë në gjendje të dallojë se cilat ngjarje e nxisin emocionin përkatës që përjeton.

Përveç kësaj, psikologia e konsideron “të dyshimtë” faktin që vajza ka regjistruar mendimet e saj tinëzare për burrin duke i shkruar ato në kompjuter. Shënimet e gjetura nuk janë të shkruara me dorë dhe, siç i kishte thënë Carolina psikologes së saj, se burri i dinte të gjitha kodet në kompjuter.

Në gjykatë u lexuan disa fragmente nga ditari ku shkruhet se Caroline ka qenë ajo që e ka goditur burrin e saj dhe ai është detyruar të marrë fëmijën.

/b.h

Next Post
“Mori grua tjetër, më rrihte 5 herë në ditë”, Hana kujton vitet nën kthetrat e dhunës bashkëshortore

“Mori grua tjetër, më rrihte 5 herë në ditë”, Hana kujton vitet nën kthetrat e dhunës bashkëshortore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In