Në burg përjetë do të qëndrojë Gazmend Musta 34 vjeçari i dënuar për vrasjen e gruas dhe kunatës së tij mbrëmjen e 2 janarit të vitit 2019 në Ballsh.
Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi dënimin e shkallës së parë “burgim të përjetshëm” për Mustën. I dënuari për krimin e dyfishtë brenda familjes ka shfaqur pendesë në gjyq dhe ka shprehur merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç.
g.kosovari