• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau gruan, avokati i shqiptarit: Është penduar, por u zemërua nga sjellja e saj provokuese

by B K
25/08/2025 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati mbrojtës i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar i cili vrau gruan e tij 36-vjeçare pas një konflikti të rëndë mes tyre, ka folur për mediat greke. Avokati Vasilis Noulezas, është shprehur fillimisht se Nakoleci është penduar dhe ndihet “i shkatërruar” për krimin e bërë ndaj nënës së fëmijëve të tij.

“Ai është padyshim i penduar… i penduar dhe i shkatërruar, sepse vrau me duart e tij një grua që e donte dhe me të krijoi një familje, me të cilën solli në këtë botë katër fëmijët”, tha avokati, siç raporton media greke taxydromos.gr.

Por, Nakoleci, në momentin që u arrestua nuk shprehu pendesë, pasi u shpreh “mirë ia bëra, po më tradhtonte.” Për këtë deklaratë, avokati i 40-vjeçarit tha se ky krim brenda familjes erdhi si pasojë e “sjelljes provokuese të gruas së tij”.

“Ndoshta sjellja provokuese e 36-vjeçares, ndoshta partneri i ri në jetën e saj e zemëroi atë duke bërë që të humbte durimin. Ky nuk është justifikim për marrjen e jetës njerëzore, ai e kreu këtë krim të tmerrshëm dhe të shëmtuar”, shtoi më tej mbrojtësi i 40-vjeçarit.

Por, si duhet të kishte reaguar Pandeli Nakoleci? Me qetësi dhe pa përdorur dhunë, sqaron avokati.

“Unë si person jam vërtet i tronditur dhe i shkatërruar. Ai duhej të kishte treguar qetësi. Nëse ishte e nevojshme, të kishte kthyer një faqe tjetër në jetën e tij, pa iu drejtuar dhunës”, tha avokati Noulezas.

Next Post
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët e ‘symbyllurit’ në inspektorate dhe polici  

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët e ‘symbyllurit’ në inspektorate dhe polici  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com