• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau gabimisht shokun në Shkodër, autori në gjendje të rënduar, zbardhet dëshmia

by A R
19/08/2020 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes që tronditi Shkodrën dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë aksidentalisht shoku i tij i ngushtë, 23-vjeçari Gledis Kraja.

Stjuart Smaka ka rrëfyer të gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë, që nga konflikti deri tek momenti që është ngjitur për të marrë në katin e dytë armën e modifikuar, ku edhe ka zbrasur 18 plumba.

Autori Stjuart Smaka është shprehur se shokun e ka vrarë gabimisht, pasi ka qëlluar në drejtim të makinës ku ishte Denis Halili, i cili ka qenë edhe shenjestra.

Smakaj ka deklaruar në polici se gjatë sherrit shtetasi Denis Halili është larguar në drejtim të makinës së dezinfektimit dhe në atë moment i ka lindur dyshimi se mund të marrë ndonjë armë dhe në këtë moment është ngjitur me shpejtësi në katin e dytë në pallatin ku banonte dhe ka marrë armën me idenë për të qëlluar shtetasin Denis Halili por nuk e ka ditur se pas makinës ka qenë edhe shoku i tij.

“Kam qëlluar në drejtim të makinës ku ishte Denisi por nuk e dija se aty kishte shkuar edhe shoku im dhe e kam vrarë gabimisht”.

Smakaj ka sqaruar edhe pjesën tjetër të ngjarjes që sherri ka nisur për parkimin e kamionit të mobiljeve të cilat i kishin porositur dy vëllezërit dhe më pas janë konfliktuar fizikisht mes njëri-tjetrit.

Ndërsa shtetasi Denis Halili ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet. Në atë moment kur të dy ndodheshin tek makina kanë dëgjuar krismat e armës.

“Kam ikur me shpejtësi, jam shtrirë dhe më pas kam ikur me vrap për ti shpëtuar plumbave. Duke ikur kam shikuar se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë”.

Në këtë ngjarje ishin përfshirë në njërën anë vëllezërit Smakaj, shoku i ngushtë Gledis që humbi jetën, babai i tyre dhe disa persona të tjerë ndërsa në anën tjetër pronari i mobilerisë nga Fushë Kruja, kunati i pronarit dhe shtetasi Denis Halili bashkë me shoferin e kamionit të mobilerisë.

Në kërkim mbetet ende shtetasi Sebastian Smakaj.

Next Post
Me ndryshimet e reja në Instagram, tani përdoruesit mund të zgjedhin…

Instagram do të mbyllë adresat false, të gjithë përdoruesve do t’u kërkohet karta e identitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In