• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau fqinjin për një plep, zhduket familja e autorit nga frika e hakmarrjes

by A R
31/12/2016 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vrasjes për një plep në Kavajë, kur 28-vjeçari ismet Xhani, babi i një fëmije të mitur mbeti i vrarë në fshatin Luz, familja e autorit Xhavit Saraçi, 56 vjeç , fqinj i tij ka frikën e hakmarrjes.

Seanca gjyqësore e cila përkonte me vendimin e gjykatës së Kavajës u shty, për shkak të mungesës së autorit i cili e ka pranuar krimin e kryer.

Të dy familjet, ajo e autorit dhe e viktimës, janë kushërinj me njëra-tjetrën, ndërsa janë përplasur disa herë në gjykatën e Kavajës. Babi i viktimës kërkon dënimin maksimal për autorin, duke treguar se si ju vra djali 28-vjeçar, i cili i ka lënë pas një fëmijë të vogël.

Nga ana tjetër ai i ka bërë një apel shtetit, pasi nipi i tij që po rritet pa baba nuk ka asnjë ndihmë. “Duam që shteti t’i lidh një pension djalit”, thotë ai për “News 24″Ndërkohë, Prokuroria e Kavajës ka kërkuar “Burgim të përjetshëm” për autorin. Në krahun tjetër janë dy motrat e autorit, ato të cilat deklarojnë se hetimet nuk janë kryer siç duhet. “Vrasja ka ardhur pasi viktima i cili është kushëriri jonë e ka qëlluar me një dru plepi në kokë vëllain. “Tani që vëllai im ra në burg, gruaja dhe fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia nga frika e hakmarrjes”, deklaroi Ardiana Buzi.

NGJARJA
Në datën 4 janar thotë prokuroria, viktima dhe një kushëriri i tij po prisnin një plep në fshatin Luz i madh në Kavajë ku edhe banonin.

Në atë moment pranë tyre është afruar autori Xhevat Saraçi, i cili fillimisht ka kërkuar mos ta prisnin pemën dhe më pas ka shtuar që dy bashkëfshatarët e tij mos t’i hidhnin degët në tokën e tij.

Ndërsa i afërmi i viktimës Mario Xhani këmbëngul se plepi ka qenë molla e sherrit, vrasësi i cili është shfaqur i penduar ka rrëfyer në Gjykatë se ka humbur qetësinë pasi dy bashkëfshatarët e tij e kishin ofenduar.

Prokuroria shpjegon në pretencë se gjatë kohës që viktima dhe Mario Xhani po kalonin me karrocën e ngarkuar me dru në rrugën kryesore të lagjes, autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre./Panorama/a.m.

Next Post
2016-a, viti me ngjarje që ndryshuan përgjithmonë Botën

2016-a, viti me ngjarje që ndryshuan përgjithmonë Botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com