• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vrau foshnjën e porsalindur, burg nënës shqiptare

by A R
30/07/2018 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Gjakovës u mbajt seanca kundër të akuzuarës Lauresha Maliqi, e cila akuzohet për vrasjen e foshnjës së saj.

Prokurori Agron Matjani bënë rikualifikimin e veprës penale, nga vrasja e rëndë në veprën penale – vrasja e foshnjës gjatë lindjes.

Gjyqtari Shaqir Zika e shpalli fajtore të akuzuarën, Lauresha Maliqi, dhe e dënoi me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj.

Në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton kallxo.com.

Në rastin e sotëm dëshmitarja Gjulije Cufa, nëna e të akuzuarës, tha se nuk ishte në dijeni që vajza e saj ishte shtatzënë.

“Një ditë Lauresha kishte dhimbje shpine dhe kemi shkuar në spital ku pastaj ajo ka lindur. Lauresha ka qenë e martuar në Prishtinë, mirëpo është ndarë prej burrit dhe ka një vajzë 7 vjeçare për të cilën kujdesem unë, edhe pse unë s’di asgjë sepse jam e sëmurë dhe jam në dializë”, tha nëna e të akuzuarës.

Prezent nuk ishte përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale, i cili ishte i thirrur në cilësinë e dëshmitarit lidhur me mbikëqyrjen e fëmijës së mitur të të akuzuarës.

Në dëshminë e tij, i thirrur si dëshmitar, eksperti i psikiatrisë forenzike, Arsim Gashi, deklaroi se në kryerjen e veprës penale ka ndikuar edhe faktori që ka qenë një shtatzëni e padëshiruar, një martesë e dështuar më herët me një fëmijë të mitur, mungesa e edukimit dhe mungesa e lidhjes emocionale më fëmijë, e cila lidhje ekziston qysh në momentin kur nëna e kupton që është shtatzënë.

Në pyetjen e prokurorit Matjani se a ka treguar e akuzuara për babanë e foshnjës së mbytur?

Eksperti Arsim Gashi në përgjigjën e tij thotë që e akuzuara ka treguar që ka qenë në një lidhje të shkurtër me një person, të cilin nuk e njeh.

Gashi deklaroi “që e akuzuara ka inteligjencë adekuate, pa konstatimin e ndonjë çrregullimi psikologjik, të përkohshëm ose të përhershëm, andaj kemi vërejtur që Lauresha nuk ka vuajtur nga ndonjë çrregullim i paslindjes”.

Gjithashtu eksperti i psikiatrisë forenzike Arsim Gashi tha se pavarësisht që e akuzuara Lauresha sa ka qenë në spital ka treguar që nuk e donte atë fëmijë, nuk ka qenë e lejueshme që një lehonë të dalë prej Spitalit e vetme pa ndonjë përcjellje dhe mosmbështetja e institucionit mund të ketë ndikuar sado pak për veprimet ose pasojat e mosveprimeve.

E akuzuara Maliqi gjendet në paraburgim prej datës 22 mars të këtij viti.

Pas këtyre dëshmive u bë rikualifikimi veprës penale nga prokurori Agron Matjani, të cilin rikualifikim nuk e kundërshtoj as mbrojtësi i të akuzuarës, avokati Afrim Radoniqi, duke i thënë Gjykatës që ta pranojë si të tillë.

E akuzuara Lauresha Maliqi pas rikualifikimit të veprës penale dhe konsultimeve me mbrojtësin e saj u deklarua fajtore për mbytjen e foshnjës së saj.

Prokurori Matjani në fjalën e tij përfundimtare i propozoj Gjykatës që të akuzuarën ta shpallë fajtore dhe ta dënojë sipas ligjit.

Ndërsa avokati Afrim Radoniqi i propozoi Gjykatës që me rastin e shqiptimit të dënimit t’i marrë për bazë të gjitha rrethanat lehtësuese si dhe i kërkoi Gjykatës që e akuzuara të mos obligohet me pagimin e shpenzimeve procedurale, me arsyetimin se e njëjta ka një gjendje ekonomike tejet të varfër.

Sipas aktakuzës, më 22 mars 2018, e akuzuara në njërën nga objektet e mbetura të ish-kazermës ushtarake në Gjakovë, ka privuar nga jeta fëmijën e saj të porsalindur, Arjona Maliqi. /a.m.

Next Post
Bajri lidhje me PS? Shqiptari më i kërkuar i Belgjikës: Kam qenë komisioner i PD

Bajri lidhje me PS? Shqiptari më i kërkuar i Belgjikës: Kam qenë komisioner i PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In