• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau Florenc Kovaçin dhe i plagos vëllain, Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për Ardit Hidën

by Java News
18/12/2023 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardit Hidën, i cili akuzohet se ka vrarë Florenc Kovaçin dhe ka plagosur rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin.

Kujtojmë se “mollë sherri” ishte një vajzë, motra e autorit, aso kohe 14 vjeçe.

Adit Hida kishte shkuar për të takuar vëllezërit Kovaçi, kjo pasi 14-vjeçarja kishte lidhje me një prej tyre, Mikel Kovaçin.

Sipas dëshmive të shumta të familjarëve dhe pretendimeve të ngritura, e mitura konsumonte lëndë narkotike, të cilën ia siguronte Mikel Kovaçi.

Njoftimi:

Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se :

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare në kuadër të procedimit penal Nr.1695 e vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Ardit Hida i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.Kovaci dhe M.Kovaci, ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2021 në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, ku i pandehuri me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve M. dhe F.Kovaci duke shkaktuar vdekjen e shtetasit F.Kovaci dhe të plagosë rëndë shtetasin M.Kovaci.

Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

NGJARJA

Ka qenë ora rreth 19 e 50 minuta, 5 nëntor 2021, kur dy vëllezërit, përkatësisht Florenc dhe Mikel Kovaçi, janë konfliktuar me një grup të rinjsh, konflikt, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të një femre. Ata kanë debatuar fillimisht me fjalë dhe më pas janë përdorur armë të ftohta. Për pasojë ka humbur jetën Florenc Kovaçi, 28 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij, Mikel Kovaçi, 19 vjeç. Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pas arrestimit të autorit të dyshuar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe mjeti prerës (thikë) me të cilin 24-vjeçari kreu krimin. Sherri që përfundoi me vrasje dyshohet të jetë bërë motra 14-vjeçare e autorit. Ardit Hida kishte shkuar për të takuar vëllezërit Kovaçi, kjo pasi 14-vjeçarja kishte lidhje me një prej tyre, Mikel Kovaçin. Sipas dëshmive të shumta të familjarëve dhe pretendimeve të ngritura, 14-vjeçarja konsumonte lëndë narkotike, të cilën ia siguronte Mikel Kovaçi./m.j

Next Post
Nuk është mosbindje civile, është thjesht fundi

Nuk është mosbindje civile, është thjesht fundi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com