• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau e groposi kushëririn, si i shpëtoi burgimit të përjetshëm 26-vjeçari

by A R
03/05/2017 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Denis Zaka, 26-vjeçari nga Lushnja që akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij në Greqi, i shpëton burgimit të përjetshëm. Në seancën e parë e zhvilluar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda, i pandehuri Zaka ka shfaqur pendesë të thella para togave të zeza, ndërsa ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ai ka pranuar vrasjen e kushëririt të tij, ndërsa ka shpjetur edhe rrethanat se si ndodhi ngjarja. Këto kërkesa të bërë ndaj gjykatës janë paraqitur nga avokati i tij mbrojtës, ndërsa vetë i riu ka qëndruar i heshtur. Seancën e djeshme ai është braktisur nga familjarët e tij, të cilët nuk kanë pranuar të ndjekin shqyrtimin gjyqësor të të afërmit të tyre. Denis Zaka është vënë nën akuzë për masakrimin e kushëririt të parë, një ngjarje që përfshiu në hetime autoritetet greke dhe shqiptare. Pasi trupa gjyqësore e pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, prokurori lexoi qëndrimin e tij se si u zbardh vrasja e Vladimir Murrizit, për të cilin autori udhëtoi kilometra të tërë nga Greqia në Shqipëri duke denoncuar së pari se djalin e dajës ja kishin vrarë disa të panjohur.

“Denisi, e kishte ftuar viktimën të punonte në Greqi dhe një ditë pasi kanë pirë alkol, i ndjeri i kishte kërkuar të vidhnin një plug”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. Duke iu referuar dëshmisë së vrasësit, Prokurori përmendi se dy kushërinjtë ishin nisur për të vjedhur, njëri i armatosur me thikë e tjetri me levë hekuri. Rrugës nën efektin e alkoolit ata kishin filluar të ofendonin njëri-tjetrin. Në këto rrethana Denisi e qëlloi Vladimirin për vdekje 23 herë, i mori telefonin dhe pasi e groposi i hodhi disa monedha metalike. Sipas prokurorit, vrasësi më tej i shkroi në mesenxher (telefon) bashkëshortes së viktimës duke u shtirur sikur ishte ai. Prokurori përmendi se Denisi u kthye në Shqipëri dhe duke gënjyer familjen e Vladimirit iu bashkua atyre në denoncimin e depozituar në polici. Pas një kallëzimi plot kontradikta hetuesit zbuluan se ata kishin përballë vrasësin e vërtetë.

Pyetja e Denis Zakës

Gjatë dëshmisë që Denis Zaka ka dhënë në kohën e kryerjes së hetimeve, ka shfaqur momente të paqëndrueshme rreth detajeve që jepte. Gjatë kësaj kohe, oficerët e Policisë së Fierit kanë hedhur dyshimet se ishin para një krimi, vrasjeje dhe se i dyshuar ishte shtetasi Denis Zaka, kushëriri i parë i viktimës. “U intervistua shtetasi Denis Zaka, i cili kishte shumë kontradikta në thënie që nuk përputheshin me tabulatet telefonike. I vendosur para provave kontradiktore për ato që kishte deklaruar, pranoi se ai e kishte kryer vrasjen e kushëririt të tij, shtetasit Vladimir Murrizi, duke dhënë shpjegime të hollësishme për motivin, mjetin me të cilin kishte realizuar vrasjen dhe vendin ku e kishte fshehur kufomën në Greqi”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Të dhënat iu përcollën menjëherë autoriteteve policore greke, të cilat nga ana e tyre shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën kufomën e groposur. Për këtë arsye, në datën 08.08.2016 u bë ndalimi i shtetasit Denis Zaka, 26 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në lagjen nr. 15, Durrës. Më pas, dosja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila më 11 gusht 2016 kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për autorin e dyshuar të vrasjes. Gjatë daljes së parë para gjykatës, Denis Zaka ka shpjeguar se krimin e ka kryer nën efektin e alkoolit, kur ishte konfliktuar me kushëririn e tij, Vladimir Murrizi, pasi ky i fundit i kishte cilësuar bashkëshorten si të pamoralshme.

“Kam qenë nën efektin e alkoolit kur ka ndodhur ngjarja. U kërkoj shumë falje familjarëve të mi dhe të Vladimirit, por nuk e kam kryer me vetëdije. Ka ndodhur pas një zënke tonën kur Vladimiri më ka sharë bashkëshorten. Nuk e durova dot dhe filluam të ziheshim. Atë që bëra e kuptova vetëm kur pashë gjak dhe Vladimirin që nuk po reagonte më”, ka dëshmuar 26-vjeçari në gjykatë. Denis Zaka ka pranuar se kufomën e ka groposur në afërsi të fshatit ku ai punonte si çoban, që ishte punësuar nga një familje greke. “Kur pashë që Vladimiri nuk po reagonte më, atëherë erdha në vete. Në një moment nuk dija se ç’të bëja, më kapi edhe paniku. T’i tregoja ndokujt se ç’kisha bërë, kisha frikë se mos arrestohesha. Vendosa që trupin e kushëririt ta varrosja vetë afër një përroi në zonën ku unë punoja”, ka thënë i riu që punonte në Greqi bashkë me viktimën. Denis Zaka, lindur në Lushnjë dhe me banim në Durrës, kishte jetuar me kushëririn e tij në Greqi.

Burimet nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se shkak për vrasjen ishin motive të dobëta dhe se, pasi e kishte qëlluar Zaka e kishte groposur kushëririn e tij për të humbur gjurmët. Dy kushërinjtë ditën e ngjarjes kishin shkuar për të vjedhur një frezë për të punuar tokën pranë stanit ku ata punonin barinj, por në gjendje të dehur kanë përfunduar në ofendime të rënda.

Motivi 

Ka mjaftuar e shara “Gruaja jote është kurvë”, që njëri të qëllojë me hekur e tjetri me thikë. Dy kushërinjtë kanë punuar si çobanë në Larisa në Greqisë, por në dy stane të ndryshme. Burime nga Prokuroria bënë të ditur se rreth orës 23:00, Vladimiri ka shkuar te Denisi dhe i ka kërkuar ta ndihmonte për të kryer vjedhjen e frezës. Fillimisht dy kushërinjtë kanë konsumuar alkool në një lokal e më pas janë nisur për të kryer grabitjen. Denisi e ka qëlluar me thikë Vladimirin, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Më pas e ka varrosur në një përrua dhe është larguar për të telefonuar të afërmit. Babai i viktimës Vladimir Murrizi, i ka kërkuar nipit të tij, Denisit, të kthehej në Shqipëri pas ngjarjes. Kur Denisi ka ardhur në Shqipëri dhe është vënë para oficerëve të Policisë së Fierit, ka treguar gjithçka çfarë kishte ndodhur. Ai ka treguar se çfarë kishte ndodhur me Vladimirin dhe vendin ku ai e kishte vrarë. /Shekulli/

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

28-vjeçari shkon në burg për vizitë por...ja pse përfundon edhe vet prapa hekurave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

Shqipëria po mbetet më pak dhe më e plakur! Banka Botërore kërkon rikthimin e diasporës për zhvillimin e ekonomisë

July 31, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

Shtyhet vera, ndryshon vjeshta! Meteorologia paralajmëron muaj të pazakontë me temperatura të larta, ja kur rikthehen stuhitë

July 31, 2026
SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

SHBA-Kinë hapin kanalin e ri të bisedimeve! Pekini ngre shqetësime për kufizimet ekonomike dhe kërkon stabilitet në tregti

July 31, 2026
Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

July 31, 2026
Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

Kallëzim në SPAK për Agron Shehajn/ Misteri i pasurisë, transaksionet në Itali dhe vila 15 milionë euro

July 31, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

July 31, 2026
Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

July 31, 2026
“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

“Nafta u rrit në prag të fundjavës”, Braçe: Po i jepet goditje sezonit turistik

July 31, 2026
Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

July 31, 2026
Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

Konsullata shqiptare në Luginë vlen më shumë se konsullata serbe në Shkodër

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com