• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau dy miqtë e Ervis Martinajt, Apeli ‘vulos’ dënimin e përjetshëm për Eduart Lamajn

by Java News
11/10/2023 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg për Ilir Likaj (Xhepaj) të akuzuar për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinaj, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.

NJOFTIMI PER MEDIAT:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 30.05.2020 rreth orës 21:40, në Lac, në Hotelin “A&A”, të ndodhur në aksin rrugor Tiranë- Lac, janë vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale B. L (H) i cili ka ndërruar jetë menjëherë si dhe shtetasi me iniciale P.Gj (M), në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe njëri prej autorëve të veprës penale, të akuzuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale E.L dhe I. L (Xh).

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E. L, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 dhe 278/1 të  Kodit Penal si dhe të pandehurit me iniciale I. L (Xh), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 të  Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1119-130, datë 18.10.2022 ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor te te pandehurit E. L, per kryerjen e vepres penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me burgim te perjetshem.

2. Deklarimin fajtor te te pandehurit E.L per kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 7 (shtate) vjet burgim.

3. Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne caktim te denimeve per disa vepra penale, denimin perfundimisht te te pandehurit E. L per vepra penale te parashikuara nga nenet 79, germa “dh” e 25 dhe 278/1 te Kodit Penal, me burgim te perjetshem.

4. Vuajtja e denimit per te pandehurin E. L te filloje nga data e arrestimit te tij 23.06.2020 dhe vijimi i denimit me burgim te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurit  I. L (Xh), për kryerjen e vëprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.

6.Vuajtja e denimit per te pandehurin I. L (Xh) te filloje nga data e arrestimit te tij 28.06.2020 dhe pjesa e pavuajtur e denimit te caktuar te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të  bërë nga:

–          I pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit për sa i përket veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve” dhe prishjen e vendimit dhe pushimin e cështjes për veprën penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, pasi fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie.

–          Si dhe i pandehuri me iniciale I. L (Xh), i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të tij.

Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës  të ndjerit P. Gj (M), të cilët kanë kërkuar ndryshimin e vendimit duke e dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin I. L (Xh).

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe znj. Emona Muci, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimi nr. 1119 – 130, datë 18.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

– Mospranimin e ankimit të ushtruar nga trashëgimtarët e viktimave A dhe N. Gj

/f.s

Next Post
“Blindohet” Tirana/ Ndeshja Shqipëri-Çeki, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

"Blindohet" Tirana/ Ndeshja Shqipëri-Çeki, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In