• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrau djalin e dajës në Greqi, si e mashtroi autori gruan e viktimës

by A R
14/08/2016 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet mashtrimi i bërë ndaj gruas së viktimës nga Denis Zaka, i dyshuar si vrasës i kushëririt Vladimir Murrizi, më 3 gusht 2016, në Greqi.

Pak ditë pas arrestimit të të dyshuarit në Fier, dosja penale i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke u cilësuar si krim në familje. Mësohet se, pasi kishte vrarë kushëririn e tij në Greqi dhe e kishte groposur në një përrua, autori i krimit u ka dhënë disa versione të afërmve, të cilat kanë qenë të gjitha mashtrim.

“Variantet që jepte ai për vrasjen në Greqi kanë qenë të ndryshme, por bashkëshortes së viktimës (Vladimir Murrizi), duke folur në messenger, i thoshte që viktima është nisur për në Shqipëri. “Shqetësimit të saj se përse ai nuk po vinte në shtëpi, autori i përgjigjej që nuk dinte gjë. Sipas tij, viktima ishte nisur për në Shqipëri me një taksi me dy shtetas grekë të komunitetit rom, të cilët ai nuk i njihte dhe kushedi se çfarë mund të kishte ndodhur”, thanë burimet e hetimit.

Por ndërkohë, me kërkesë të babait të viktimës (daja i autorit), Denis Zaka vjen në Shqipëri dhe jep variant tjetër për vrasjen e kushëririt në Greqi. Sipas tij, ai dhe viktima, së bashku me dy grekë të komunitetit rom, vjedhin së bashku një frezë, të cilën do ta shisnin. Pas vjedhjes, ai ka pretenduar se patën përplasje me grekët, të cilët i qëlluan të dy me thika, por nga goditjet vdiq viktima Vladimir Murrizi. “Autori pretendoi para familjarëve se nuk kishte bërë denoncim, pasi dy grekët e kishin kërcënuar”, thanë burimet.

Por, gjatë hetimit, varianti që ka pranuar para policisë gjyqësore dhe ai përfundimtari që del nga provat është se e ka vrarë kushëririn e tij për shkak të debateve banale, pasi kishin konsumuar alkool. Më 11 gusht 2016, Denis Zaka, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, Vladimir Murrizi, pranoi krimin e ndodhur më 3 gusht në Greqi. Para Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila e la në arrest me burg deri në fund të hetimeve, i akuzuari u shfaq i penduar dhe u kërkoi ndjesë familjarëve për vrasjen e të afërmit të tij, me të cilin punonin si çobanë në shtetin fqinj të Greqisë. I akuzuari Zaka ka shpjeguar se ishte konfliktuar fillimisht me fjalë me kushëririn e tij të parë. Shkak i zënkës, sipas 26­vjeçarit, kanë qenë cilësimi si i pamoralshme i gruas së tij nga ana e viktimës Vladimir Murrizi. Sipas dëshmisë, ngjarja kishte ndodhur nën efektin e alkoolit, ndërsa Zaka është konfliktuar fizikisht më kushëririn dhe gjatë kësaj përleshjeje, ai e ka qëlluar me armë të ftohtë, thikë. /Panorama.

Next Post

Ngjarja në ish-Bllok, si e mashtroi tiranasi Adelina Tahirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com